Sali Berisha reagon për ngjarjen e pazakontë të ndodhur në Maliq. Ai akuzon Taulant Ballën si nxitës ndaj vrasjeve, kjo për faktin se Balla më herët u shpreh se Policia bëri detyrën e vet.
Ja çfarë ka shkruar në facebook sali Berisha;
Vrasja e personit me probleme me shëndetin mendor duhej të shmangej.
Taulant Bego etj… etj…, nxit vrasjet nga policia.
Të dashur miq, policia ekzekuton Ramiz Muçollarin në papafingon e shtëpisë së tij. Ajo flet për shkëmbim zjarrin në papafingo, pretendim jo bindës! Muçollari i cili vuante nga shëndeti mendor kishte plagosur më parë gruan dhe djalin me thikë e sende të forta dhe sigurisht ai duhet të dorëzohej. Ai nuk mund të kërcënonte në asnjë rrethanë jetën e policëve.
Por cinike dhe kriminale është përgëzimi i Ballës i policëve për vrasjen e tij. Ai plagosi, por nuk mori jetë njeriu. Duke ditur dhe problemet me shëndetin mendor të viktimës durimi më i madh në rrethim duhej treguar, para se të hynin në papafingo dhe të shkrehnin breshëritë mbi trupin e tij.
Ju uroj shërim të shpejtë gruas dhe djalit të plagosur, dënoj ekzekutimin e tij në rrethana të dyshimta dhe dënoj fort, përgëzimin e Taulant Bego etj., etj., për vrasjen nga policia të një të sëmuri të strukur në papafingon e shtëpisë së tij.
I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimin për këtë vrasje të parandalueshme dhe ndaj Ballës etj etj me përgëzimin e tij cinik ekstrem, inkurajon dhe nxit vrasjet nga policia.