Author: Kolibri 4

Transportonin me kamionë, dru për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme, procedohen penalisht 2 shtetas. Sekuestrohen 33 m³ lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës, dhe 2 kamionët që shërbyen për t’i transportuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, gjatë patrullimeve të intensifikuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar dhe kanë goditur 2 raste të tjera të prerjes së kundërligjshme të pyjeve, raste për të cilat janë referuar materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të…

Read More

Armaldo Kllogjeri tenori shqiptar nga Gramshi duket se po korr suksesin e tij fal Big Brother pasi tashmë po ftohet nga të gjitha bashkitë e vendit për koncerte muzikore. Të enjte tenori do të jetë në qytetin e bukur të Pogradecit, ku do të performojë për më shumë se 1 orë këngë nga repertori i tij në Odeonin e qytetit. Sipas informacionit të shpërndarë ai do të jetë orën 20:00 në amfiteatrin Odeon ku pritet që edhe pjesëmarrja të jetë e lartë.

Read More

Në Korçë, shëtitja në bulevardin qëndror të qytetit, ka qënë të paktën për njëqind vjetët e fundit, një prej mënyrave kryesore dhe në kohë të caktuara mbase e vetmja, e çlodhjes, e qetësimit shpirtëror, e argëtimit, e marrëdhënieve shoqërore, për qytetarët tanë. Bulevardi, xhiroja pra që bëhej në të, ose më thjesht, shëtitja ec e jakë aty, ka qënë vëndi më i përshtatshëm i bisedimit, i diskutimit, i njohjes, i thashethemeve, i dhënie – marrjeve, i mësimit të të rejave, etj, etj, për qytetin tonë. Ne u rritëm me xhiron dhe po ashtu edhe prindërit tanë, e në mos edhe…

Read More

Agron Keta nga Tirana është pushuesi i cili u aksidentua nga mjeti i pastrimit në Pogradec mesditën e kësaj të mërkure. Pasi është trajtuar për disa orë në reanimacionin e spitalit të Pogradecit, ai është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë me helikopter pasi gjendja paraqitej kritike dhe kishte nevojë për mjekim të specializuar. Ndërkohë policia tha se ka ndaluar tashmë drejtuesin e mjetit 22 vjeçarin Denis Piperi i cili ngiste mjetin e pastrimit. I dëmtuari ka marrë plagë të rënda në shpatull dhe kokë pasi mjeti e shkeli me rrota.

Read More

Në krahasim me vitin e kaluar në numrin e mysafirëve të huaj që mbërrijnë jo për t’u çlodhur në Shqipëri, por për të përjetuar një aventurë në natyrën shqiptare ka ardhur duke u rritur. Adhuruesit e natyrës duan të eksplorojnë edhe në malet e zonës së Kolonjës. Sot në një postim në rrjetin social facebook, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Gjergji Koki, publikon momente nga një grup turistash anglezë, të cilët kanë vizutuar Parkun Natyror të Gërmenjit. Ata janë nisur nga Farma Sotira për të vazhduar te Kalaja e Çukës së Radanjit, te Fusha e Hasit dhe…

Read More

Burime të siguruara pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se 53 vjecari A.K ka qenë duke pushuar në breg të liqenit kur papritmas është goditur nga njëra prej gomave të mjetit që po punonte për pastrimin e bregliqenit. Nga goditja mësohet 53 vjecari ka marrë dëmtime në kokë dhe shpatull, i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit, ku po i jepet ndihma e parë mjekësore. mjekësore. Burime nga spitali nuk kanë bërë zyrtarisht gjendjen e 53 vjecarit me dëmtime serioze në kokë dhe shpatull. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e ketij aksidenti. Drejtuesi…

Read More

Mesditën e sotme një punonjës pastrimi ka përplasur aksidentalisht një pushues me mjetin e pastrimit. I plagosuri është dërguar në spitalin më Pogradecit për të marrë mjekimin e duhur. Pogradec/Informacion paraprak Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin D. P., 31 vjeç, ka goditur aksidentalisht shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve. Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor…

Read More

“Në kopshtin e Devollit, Endri Fifo është një pemë që lulëzon dhe i jep fruta të shëndetshme gjithmonë. Kjo pemë sado ngrica që të bëjë moti i mban për bukuri lulet”. Me këtë dua të them se Endri Fifo është një nga figurat e njohura të Devollit si këngëtar me një zë të kulluar plot harmoni, si poet me sinqeritet të hirtë dhe të vërtetë që rrjedh në vjershë plot ritëm dhe rima të larmishme përmes një figuracioni të pasur jetësor. Por Endri Fifua është edhe mësues i apasioniuar, i urtë dhe i ndershëm si rrallëkush. Në krijimtarinë artistike dhe…

Read More

Pas punës së lodhshme të sezonit dhe korrjes së grurit, fermerët në fshatin Drithas të qytetit të Maliqit festojnë “Bukën e re”. Bashkia Maliq në bashkëpunim me njësinë administrative Libonik dhe pallatin e kulturës “Dhimitër Orgocka” organizojnë aktivitet për këtë festë tradicionale. Sot, më 9 gusht, ora 18:³⁰, te sheshi i fshatit Drithas do të ketë koncert, ku i ftuar special do të jetë këngëtari Dule Malindi. Në fshatin Libonik është bërë traditë festa e korrjes së grurit, si një ngjarje që sjell gëzimin e bukës së re dhe prodhimit të mbarë. Kjo festë shoqërohet me panaire të varieteteve të…

Read More

Kantautori Nonda Kajno mbetet një ndër serenatistët më në zë të këngës korçare. Ai mbetet I pari në historinë e Shqipërisë që në vitet 1970 krijoi grupin e parë me 3 kitara që më vonë u përhap dhe në Tiranë. Pas Festivalit të 11-të edhe këngët e tij si dhe ai vetë u godit duke e quajtur “se kisha qenë liberal, kësha sjellë rritmet dhe muzikën perëndimore, kisha koncepte mikroborgjeze, desha të degjeneroja rininë”. Në fakt shokët e vërtetë e mbrojtën por kryesisht vetë Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Korçës Petraq Zoto. Por meraku I tij në…

Read More