Agron Keta nga Tirana është pushuesi i cili u aksidentua nga mjeti i pastrimit në Pogradec mesditën e kësaj të mërkure.
Pasi është trajtuar për disa orë në reanimacionin e spitalit të Pogradecit, ai është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë me helikopter pasi gjendja paraqitej kritike dhe kishte nevojë për mjekim të specializuar.
Ndërkohë policia tha se ka ndaluar tashmë drejtuesin e mjetit 22 vjeçarin Denis Piperi i cili ngiste mjetin e pastrimit. I dëmtuari ka marrë plagë të rënda në shpatull dhe kokë pasi mjeti e shkeli me rrota.