Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Koço Qëndro, aktori korçar që i kushtoi jetën skenës

    Korçë August 8, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Ore mos na e vini re se helbete pa shkollë jemi, po unë desha të di, ju për budallenj na merrni neve”.

    Batuta e Koço Qendros në filmin “Përballimi”, edhe pse e 45 viteve më parë, vijon të jetë pjesë e fjalorit tonë të përditshëm. Ky është vetëm një nga dhjetëra rolet e tij në filma, e qindra në teatër.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Me humorin e tij Koço Qendro ka rritur breza të tërë spektatorësh, por aksioma që e qeshura të zgjat jetën, ka funksionuar më së miri edhe për atë vet.

    Sot mban mbi supe 94 vite jetë, është aktori më i vjetër në moshë që kemi.Qendro na tregon se në rrugën e humorit ka hyrë natyrshëm, por gjatë karrierës së tij të gjatë ka luajtur edhe role dramatike.

    “Unë me thënë të drejtën as nuk e kam menduar që do të vinte një ditë që do bëhesha aktor i humorit,” – tha ai.

    Roli i jetës së tij është Harpagoni, në komedinë “Kopraci” të Molierit, rol që në vitin 2019 e riktheu në skenë pas 40 vitesh, nën regjinë e të ndjerit Dhimitër Orgocka.

    “Aktori e ka ëndërr që të ketë role të tilla siç është Harpagoni në komedinë “Kopraci” të Molierit dhe as ma merrte mendja që do vinte një ditë që do e luaja këtë rol. U jam mirënjohës këtyre regjisorëve të mëdhenj, profesor Sokratit e në mënyrë të veçantë të ndjerit Piro Mani,” – u shpreh Qendro.

    Në mungesë të skenës, na tregon se ditët i kalon duke shkruar. Kohët e fundit i është dedikuar shkrimit të një libri për mikun e tij Dhimitër Orgocka, i cili u nda nga jeta në fillim të vitit 2021.

    Ndërkohë që kujton me nostlagji bashkëpunëtorët e tij të parë, Koço Qendro tregoi se i përket një brezi dhe një disipline tjetër, ndaj nuk është i kënaqur me kulturën e punës së aktorëve të rinj. Aktori theksoi se arti nuk e ka bërë të pasur, por e ka mbajtur në formë dhe i ka dhuruar dashurinë e publikut, që për të është shumë e çmuar.

    Qendro nuk i kursen kritikat për politikanët, që artin sipas tij e kanë lënë në harresë, por edhe për aktorët që merren me politikë ka të njëjtin qëndrim.

    “Ka ndonjë seancë parlamenti që të flitet për artin skenik, për artistët? Asnjë. Ka ndonjë mbledhje qeverie në tërë këtë periudhë? Asnjë. Është për të ardhur keq,” – tha ai.

    Ndër të fundit e asaj plejade aktorësh, Koço Qendro dëshiron që t’i rikthehet sërish skenës.

    “Me gjithë qejf do të hyja në skenë, por me cilin regjisor. Ku është regjisori? Me cilët aktorë? S’ka mbetur asnjë nga aktorët. Jam gati që të loz, por me kë?” – përfundoi intervistën e tij për Kolibri.al Koço Qendro.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.