Author: Kolibri 4

“…Veprimet i kam kryer në gjaknxehtësi dhe veprime të tilla nuk do të përsëriten”. Kështu shprehej Gjergji Mullalli në 2018-n para gjykatës, kohë kur kjo e fundit lëshoi urdhrin e parë të mbrojtjes ndaj Luiza Mullallit. Ky zotim i Gjergjit, jo vetëm që nuk u mbajt, por situata u rëndua edhe më shumë. Emisioni Uniko nga gazetari Spartak Koka, sjell detaje me prova dhe dokumente për marrëdhënien e rënduar mes çiftit Mullalli, që çoi në krimin makabër të 29 Korrikut. Pas urdhrit të parë të mbrojtjes në vitin 2018-të, situata bashkëshortore vijonte të ishte e tendosur dhe shpesh herë kishte…

Read More

Një mjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas. Mjeti i llojit benz ka qenë duke zbritur kthesat e Qafë Thanës në drejtim të Prrenjasit kur një masë në motor ka bërë që makina të përfshihet nga flakët. Drejtuesi i mjetit N. Gjoka 65 vjeç nga Durrësi ka arritur të dalë në kohë nga mjeti duke shpëtuar nga dëmtimet. Zjarrfikësit e Prrenjasit kanë bërë të mundur fikjen e mjetit ndërkohë që po bëhet edhe larja e rrugës pasi prania e vajit mund të shkaktojë të tjera aksidentet në këtë zonë.…

Read More

Edhe pse në dukje një qytet i epokës komuniste, mund të konsiderohet vendi më i pasur në Shqipëri gjatë periudhës antike deri në mesjetë dhe zona me e rëndësishme e Dasartëve. Këtë e konfirmojë burimet arkeologjike që i përkasin të gjitha periudhave të zhvillimit jetësor. Maliqi është qyteti me hangarin e dytë më të madh të Shqipërisë në prodhim dhe shumë thesare të prehistorisë. Në të hyrë të Maliqit, djathtas pa kaluar lumin mbi Devoll dikur vlonte jeta. Këtu fshihet vendbanimi prehistorik i Maliqit, një nga vendet me më shumë të dhëna nga prehistoria shqiptare dhe përfshin studimin e neolotit…

Read More

Një grua nga Devolli ka dërguar në redaksinë e Kolibri.al thirrjen për ndihmë, pasi sipas saj gjendja ekonomike e familjes së saj është në skamje, aq sa nuk ka bukë të hajë. Ky është mesazhi i saj Ju përgjerohemi na ndihmoni se po vdesim Për bukë thatë. Edhe një ndihmë ekonomike që merrnim, na i Prend. Jemi një familje nga Devolli. Jemi prindër të një fëmije 11 vjeç. Si unë edhe bashkëshorti jemi të sëmur prej 9 vitesh. Jemi shumë në hall, as buke thatë, nuk kemi të hamë, nuk kam çfarë ti jap fëmijës, nuk di si t’a bind…

Read More

Pogradec/ Aksident në afërsi të fshatit Udenisht Ky është aksidenti i dytë brenda pak orëve në juglindje, ku më parë një tjetër aksident ndodhur në rrugën nacionale Korçë – Pogradec, me 7 të plagosur. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku 5 persona kanë ngelur të plagosur, 3 prej tyre fëmijë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt kryeqytetit për mjekim për të specializuar. Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.

Read More

Policia vijon kontrollet e territorit për ndalimin e ndërtimeve pa leje, konkretisht janë proceduar penalisht 2 shtetas të cilët janë kapur në flagrancë duke ndërtuar pa leje. Deklarata e DVP Korçë; Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Në Pogradec një 64 vjeçar është kapur duke kultivuar bimë kanabisi në tokën e tij. Nga kontrollet e realizuara ato janë gjetur në zonën e Buçimasit tek “ish-Blata”, zonë në pronësi të një 64 vjeçari. Njoftimi i Policisë; Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 64 vjeç, banues në Pogradec, pasi në tokën në pronësi të tij, në zonën e quajtur “Toka Blatë”, u gjetën të kultivuara 3 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë…

Read More

Policia Rrugore në kuadër të masave për aksidentet rrugore ka arrestuar 3 shtetas të cilët drejtonin mjetet në mënyrë të parregullt, konkretisht pa leje drejtimi. Ja deklarata e DVP Korçë; Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit: Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Era e fortë dhe me reshje shiu që po shoqëron juglindjen këtë pasdite po shënon incidente të tjera. Teksa në Maliq u përplasën 3 mjete, në Pogradec është thyer një pemë e llojit shelg në parkun e qytetit. Fatmirësisht në ato momente nuk ka pasur qytetarë në shtëtitore dhe nuk është rrezikuar askush. Është bërë i mundur pastrimi i zonës por duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që thyhen pemë në park, çka tregon se specialistët duhet të marrin masa për prerjen e pemëve të vjetra.

Read More

Një aksident i trefishtë është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor Maliq-Pogradec pranë fshatit të njohur si Gurishte. 3 mjete janë përplasur me njëra tjetrën ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar në kanal. Sipas të dhënave janë 7 të plagosur, mes tyre edhe 2 minorenë 5 dhe 14 vjeç, që janë dërguar tashmë në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë në rrugën me lagështirë si pasojë e reshjeve të shiut që po bien.

Read More