Policia vijon kontrollet e territorit për ndalimin e ndërtimeve pa leje, konkretisht janë proceduar penalisht 2 shtetas të cilët janë kapur në flagrancë duke ndërtuar pa leje.
Deklarata e DVP Korçë;
- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 47 vjeç, banues në Sovjan, Maliq, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin U. C., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.