Një mjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas.
Mjeti i llojit benz ka qenë duke zbritur kthesat e Qafë Thanës në drejtim të Prrenjasit kur një masë në motor ka bërë që makina të përfshihet nga flakët. Drejtuesi i mjetit N. Gjoka 65 vjeç nga Durrësi ka arritur të dalë në kohë nga mjeti duke shpëtuar nga dëmtimet. Zjarrfikësit e Prrenjasit kanë bërë të mundur fikjen e mjetit ndërkohë që po bëhet edhe larja e rrugës pasi prania e vajit mund të shkaktojë të tjera aksidentet në këtë zonë.
Policia gjithashtu nisi hetimet rreth kësaj ngjarje për të zbardhur shkaqet e verteta të djegies së mjetit.