Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Maliqi përballë Tomorrit: Ndeshje vendimtare në shtëpi për qetësi dhe ngjitje në renditje

    December 12, 2025

    Korçë/ Procedime penale, sekuestrim drush dhe dy të moshuar të humbur në Devoll e Maliq

    December 12, 2025

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

    December 12, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Si e paralajmëroi Luiza vrasjen 8 muaj më parë

    Kronikë August 6, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “…Veprimet i kam kryer në gjaknxehtësi dhe veprime të tilla nuk do të përsëriten”.

    Kështu shprehej Gjergji Mullalli në 2018-n para gjykatës, kohë kur kjo e fundit lëshoi urdhrin e parë të mbrojtjes ndaj Luiza Mullallit. Ky zotim i Gjergjit, jo vetëm që nuk u mbajt, por situata u rëndua edhe më shumë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Emisioni Uniko nga gazetari Spartak Koka, sjell detaje me prova dhe dokumente për marrëdhënien e rënduar mes çiftit Mullalli, që çoi në krimin makabër të 29 Korrikut.

    Pas urdhrit të parë të mbrojtjes në vitin 2018-të, situata bashkëshortore vijonte të ishte e tendosur dhe shpesh herë kishte akte të tjera dhune të cilat nuk ishin denoncuar nga Luiza pasi donte të ruante familjen. Situata duket se u bë e padurueshme dhe më 6 Nëntor të vitit 2022, Luiza trokiti sërish në dyert e organeve të drejtësisë për të kërkuar mbrojtje, pasi ndihej e rrezikuar seriozisht për jetën nga bashkëshorti i saj Gjergji.

    Në seancën gjyqësore të datës 25 nëntor të vitit 2022, Luiza Mullalli deklaroi se i qëndronte pretendimeve të paraqitura në seancën e mëparshme për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Në vijim ajo u shpreh se ka interes për të vazhduar gjykimin pasi nuk ndihet e sigurt dhe i padituri nuk është i qëndrueshëm në veprimet që bën, më datën 9 nëntor 2022 ka shkelur urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes e për këtë ka njoftuar komisariatin e policisë Maliq. Gjithmonë ia ka falur, por nuk mundet më dhe kërkon të lëshohet urdhri i mbrojtjes, thuhet në vendimin e gjykatës të vetëm 8 muajve më parë.

    Po sipas asaj që thuhet në vendim, “Para gjykatës Luiza ka sqaruar se për të provuar pretendimet e saj ka paraqitur edhe prova me dëshmitar djalin e saj dhe nusen e vëllait të saj, të cilët janë në dijeni të situatës së krijuar në familje, të marrëdhënies së saj me të paditurin.

    Në përfundim, prej saj u kërkua të konfirmohet masat e mbrojtjes të dhëna nga kjo gjykatë në seancën e mëparshme”.

    Edhe në këtë rast, gjykata vendosi ta pranonte kërkesën për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes dhe krahas masave të tjera vendosi që Gjergji duhet të mbante një distancë prej 30 metrash larg prej Luizës dhe që të mos hynte në banesën e përdorur nga të dy palët. Por edhe kjo nuk qe e mjaftueshme.

    Dhuna e përsëritur dhe pamundësia për vijimin e bashkëjetesës, bëri që më datën 23 Shkurt 2023, Luiza Mullalli të paraqiste në gjykatë kërkesën për zgjidhje të martesës.

    Pas urdhrit të parë të mbrojtjes Gjergji theksoi konsumimin e alkoolit. Ndërsa pas urdhrit të mbrojtjes së vitit 2022 ai u zhvendos të jetonte tek shtëpia e prindërve pak metra më larg, ku dhe me ta, sipas banorëve, nuk kishte një sjellje të mirë dhe i kishte lënë në një dhomë pasi u thoshte se shtëpia ishte tij.

    Banorët e fshatit u shprehën se Gjergji kishte dyshime se Luiza e tradhtonte, dyshime të cilat nuk arriti t’i vërtetonte asnjëherë. Sipas të njëjtave burime nga fshati, 55-vjeçari ishte i mërzitur me Luizën pasi shprehej se ia kishte kthyer të 3 fëmijët kundër.

    Emisioni Uniko zbulon po ashtu se, pa kaluar 3 muaj nga kërkesa për zgjidhje të martesës, më datën 19 maj 2023, Luiza iu drejtuar sërish gjykatës për akuzën ndaj bashkëshortit, për dhunë në familje.

    Luiza dhe Gjergji kishin 25 vjet të martuar dhe ishin prindër të 3 fëmijëve. Me një diferencë moshe prej 9 vitesh ata u njohën me mblesëri. Ishin martuar në vitin 1998 dhe për 16 vite jetuan në Athinë të Greqisë, derisa vendosën të ktheheshin përfundimisht në Shqipëri në fshatin Zëmblak ku kishin ndërtuar dhe shtëpinë me kursimet e mbledhura nga emigracioni.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Maliqi përballë Tomorrit: Ndeshje vendimtare në shtëpi për qetësi dhe ngjitje në renditje

    December 12, 2025

    Korçë/ Procedime penale, sekuestrim drush dhe dy të moshuar të humbur në Devoll e Maliq

    December 12, 2025

    Maliq – Shënohet Dita e Krijimit të MZSH Shqiptare, vlerësohet performanca e lartë e trupës së zjarrfikësve të Bashkisë Maliq

    December 9, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Maliqi përballë Tomorrit: Ndeshje vendimtare në shtëpi për qetësi dhe ngjitje në renditje

    December 12, 2025

    Korçë/ Procedime penale, sekuestrim drush dhe dy të moshuar të humbur në Devoll e Maliq

    December 12, 2025

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

    December 12, 2025

    Moti sot në Qarkun e Korçës: Mjegull në mëngjes, kthjellime dhe diell dimëror gjatë ditës

    December 12, 2025

    Dy raste të goditura nga DVKM Korçë: Kontrabandë kafeje dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

    December 11, 2025

    Pogradeci zyrtarisht me stacion të ri dhe modern zjarrfikësish, investim i projektit ndërkombëtar për emergjencat

    December 11, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

    December 12, 2025

    Pogradeci zyrtarisht me stacion të ri dhe modern zjarrfikësish, investim i projektit ndërkombëtar për emergjencat

    December 11, 2025

    Festa e Verës dhe Gështenjës në Pogradec – Dy mbrëmje plot atmosferë dhe traditë

    December 11, 2025
    Më të klikuarat

    Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, çelin sezonin e pyllëzimeve 2026

    December 7, 2025

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

    December 12, 2025

    Korçë – Policia referon disa procedime penale për ngjarje të ndryshme në qark

    December 9, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.