Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Erseka dhe historia e qytetit rrëzë Gramozit

    August 24, 2026

    Mbledhja e kabinetit në Pogradec, Rama dëgjon hallet e qytetarëve

    August 24, 2026

    Takimi në Pogradec, Këlliçi: Shfaqje e dëshpëruar e Ramës

    August 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kriminaliteti në Shqipëri: Verë me 11 viktima nga Korça në Shkodër

    Korçë August 24, 2026
    Kriminaliteti në Shqipëri: Verë me 11 viktima nga Korça në Shkodër
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sezona e verës solli një seri të rëndë ngjarjesh kriminale në të gjithë Shqipërinë, ku u regjistruan 11 viktima nga atentatet, vrasjet, grabitjet dhe rrëmbimet. Mes ngjarjeve më të rënda, në muajin gusht një ish-ushtarak vrau shokun e tij të fëmijërisë në Korçë, ndërsa në Elbasan u shënua një atentat në mes të ditës. Ngjarje me pasojë vdekjen u shënuan gjithashtu në Ksamil, ku një punonjës i sigurisë private qëlloi një turist, si dhe në Shkodër, ku rreth 50 plumba u morën jetën babait dhe djalit të tij.

    Eksperti analizon shkaqet e rritjes së ngjarjeve kriminale

    Lidhur me këtë situatë, ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj, deklaroi se dy janë faktorët kryesorë: stina e verës me fluksin e lartë të turistëve dhe kriminaliteti i importuar. “Dy janë arsyet, në gjykimin tim: vera si stinë dhe rritja e ndjeshme e numrit të turistëve që vizitojnë vendin tonë. Në këtë periudhë ka një fluks më të madh njerëzish dhe, për pasojë, edhe më shumë mundësi për përplasje apo ngjarje kriminale. Një tjetër element është kriminaliteti i importuar nga Europa, pasi një pjesë e personave me precedentë kriminalë mund të vijnë në Shqipëri për të kryer aktivitetet e tyre.”, tha Arben Hajdarmataj.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Gjithashtu, raste të tilla si ato që përfshijnë efektivët Miosid Matushaj, Luciano Seferi dhe Romeo Shehu ngrenë pikëpyetje mbi angazhimin e dyfishtë të punonjësve të policisë në sektorin privat. Lidhur me këtë, Arben Hajdarmataj theksoi: “Punonjësit e Policisë mund të punojnë edhe si roje private, në përputhje me kuadrin ligjor, por kjo nuk do të thotë se ata mund të keqpërdorin pozicionin apo autoritetin që u jep detyra e tyre. Duhet të ketë një ndarje të qartë mes funksionit si punonjës policie dhe aktivitetit privat, në mënyrë që të mos krijohen konflikte interesi dhe, mbi të gjitha, të mos cenohet besimi i qytetarëve te Policia e Shtetit.”

    Bilanci i statistikave dhe ndikimi te turizmi

    Sipas të dhënave, vetëm gjatë vitit të shkuar në Shqipëri u shënuan mbi 38 mijë ngjarje kriminale, ose rreth 5 mijë e 500 më tepër se në vitin 2024, shifra që e rendisin vendin në dhjetëshën e parë në Europë për nivelin e kriminalitetit. Të dhënat zyrtare tregojnë se vrasjet me dashje ranë në 40 raste vitin e kaluar, por shënuan një rritje me 6 raste krahasuar me vitin 2023.

    Ndërkohë, ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj nërmend pasojat e këtij perceptimi: “Kriminaliteti te ne, përtej shifrave zyrtare, është relativisht i lartë dhe kjo nuk duhet parë vetëm si një problem statistikor. Çdo ngjarje kriminale ndikon edhe në perceptimin që krijohet për vendin tonë. Sidomos për një vend që synon të zhvillojë turizmin, siguria është një element shumë i rëndësishëm. Nëse të huajt krijojnë perceptimin se Shqipëria është një vend i pasigurt, kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt edhe në imazhin dhe reputacionin e vendit.”

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Arben Hajdarmataj FB Posted Korçë kriminaliteti kryesore ngjarje kriminale slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Erseka dhe historia e qytetit rrëzë Gramozit

    August 24, 2026

    Mbledhja e kabinetit në Pogradec, Rama dëgjon hallet e qytetarëve

    August 24, 2026

    Takimi në Pogradec, Këlliçi: Shfaqje e dëshpëruar e Ramës

    August 24, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Erseka dhe historia e qytetit rrëzë Gramozit

    August 24, 2026

    Mbledhja e kabinetit në Pogradec, Rama dëgjon hallet e qytetarëve

    August 24, 2026

    Takimi në Pogradec, Këlliçi: Shfaqje e dëshpëruar e Ramës

    August 24, 2026

    Kriminaliteti në Shqipëri: Verë me 11 viktima nga Korça në Shkodër

    August 24, 2026

    Ethet e Nilit në Korçë, konfirmohet rasti i parë në Shqipëri

    August 24, 2026

    Rama nga Pogradeci zbulon detajet e platformës Pasqyrë Albania

    August 24, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Mbledhja e kabinetit në Pogradec, Rama dëgjon hallet e qytetarëve

    August 24, 2026

    Takimi në Pogradec, Këlliçi: Shfaqje e dëshpëruar e Ramës

    August 24, 2026

    Kriminaliteti në Shqipëri: Verë me 11 viktima nga Korça në Shkodër

    August 24, 2026
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.