Era e fortë dhe me reshje shiu që po shoqëron juglindjen këtë pasdite po shënon incidente të tjera.
Teksa në Maliq u përplasën 3 mjete, në Pogradec është thyer një pemë e llojit shelg në parkun e qytetit. Fatmirësisht në ato momente nuk ka pasur qytetarë në shtëtitore dhe nuk është rrezikuar askush.
Është bërë i mundur pastrimi i zonës por duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që thyhen pemë në park, çka tregon se specialistët duhet të marrin masa për prerjen e pemëve të vjetra.