Ekipi i Skënderbeut të vajzave për herë të parë do jetë pjesë e BVA Cup.
Kjo Kupë Ballkanike do të zhvillohet në Gjilan të Kosovës me pjesëmarrjen e Kv Drita e Gjilanit, Galatasaray e Stambollit, AO Markopoulo Revoil i Athinës dhe Skënderbeu i Korçës.
Volejbolli i femrave në Korçë është në lulëzim për shkak edhe të investimeve të klubit dhe bashkisë së qytetit.