Author: Kolibri 4

Flirti nuk është gjithmonë edhe aq i padëmshëm, siç ndoshta duket. Shpesh loja me zjarrin përfundon me tradhti, ndërkaq pasojat mund të jenë shumë të pakëndshme. Në vazhdim po i përshkruajmë disa fakte të cilat disa refuzojnë t’i pranojnë. Psikologu i njohur nga Goettingeni, RagnarBeer, ka bërë një hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë 2.600 meshkuj dhe femra, që i kanë tradhtuar partnerët apo partneret e tyre së paku një herë dhe të cilët kanë qenë të tradhtuar. Hulumtimi ka treguar që tradhtia e cila përfshin edhe seksin për një natë është e rrallë, sepse vetëm 12 për qind…

Read More

Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mëngjesin e 27 Korrikut në Wolverhampton, Angli. Sipas mediave britanike, Jetmir Pemaj vdiq pasi u plagos rëndë në një goditje të dyfishtë me thikë në Harrow Street, Whitmore Reans. Në sulmin ku ai mbeti i vrarë, u plagos rëndë edhe një 20-vjeçar. Në lidhje me këtë ngjarje, autoritetet britanike kanë arrestuar Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Vrasja e 33-vjeçarit për motive që ende nuk dihen ka tronditur fort familjen e tij. Këta të fundit e përshkruajnë Jetmirin si një djalë, vëlla dhe partner të dashur. “Jetmiri…

Read More

Natën e ndërrimit të viteve do të ishte gazetari Xhensil Shkëmbi, ai i cili do të transmetonte lajmin për gjendjen e trishtë të familjes Neziri në Panarit të Korçë. Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole, mori indicie për të ndërtuar shtëpi të re për këtë familje. Së bashku me fondacionin “Shpresë për Shqipërinë” dhe Larti sh.p.k., sot shtëpia e re e familjes Neziri është drejt përfundimit, me kushte bashkëkohore për të qenë një strehë e denjë për 10 persona. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=6466537160082134&id=100001777437613&mibextid=Nif5oz Ja postimi i Nertil Joles; Dikur jetonin në kushte shumë të vështira, në një ngrehinë me gurë që ishte…

Read More

Eris Andrea ka lindur në Korçë, është rritur në Greqi dhe sot punon menaxher për një nga pronarët me të mëdhenj të kompanive të çokollatave origjinale në Paris, e cila sipas revistës botërore Forbes cilësohet si një nga kompanitë më të fuqishëm të globit. Andrea tregon se sot punon për një nga kompanitë më të mëdha të çokollatave në botë, ndërkohë që shqipja është gjuha e tij amtare dhe vazhdon ta flasë shkëlqyer. Eris Andrea është shembulli i të rinjve puntore nga Korça, se me dëshirë e vullnet çdo gjë mund të arrihet.

Read More

Sot është një biznesmen në SHBA, por në vitin 1989, gjatë periudhës së komunizmit, Beqir Potka vendosi që të arratisej në moshën 23-vjeçare. “Jam arratisur më 8 shkurt të vitit 1989. Ishte 23 vjeç. Familja ime ka qenë e persekutuar që kur filloi komunizmi të hynte në fuqi. Vëllai i gjyshit ishte në Amerikë, shkoi në emigrim rreth 1920-s. Punoi dhe i dërgonte paratë në Shqipëri gjyshit tim. Gjyshi im i investonte, blinte toka pjellore, i lëshonte me qira dhe pas reformës agrare na morën tokat. Isha 7 vjeç kur isha në fshat dhe ma arrestuan babain.Rashë dakord me një…

Read More

Një klip të ri veror planifikohet të lancohet brenda muajit gusht nga vëllezërit korçarë, të cilët e kanë lajmëruar vet këtë në rrjetet sociale. Në foto shihet edhe këngëtari Land Korçari, i cili mesa duket do të jetë pjesë e këngës ndërkohë që “shija” e videoklipit do të jetë Miss Shqipëria 2022. Postimi; “Gati për xhirimet e klipit të ri. Këtë herë na nderon me pjesëmarrjen e saj Miss Shqipëria viti 2022. Drita Ziri dhe kolegu Land Korçari”.

Read More

Despina Vandi, diva e muzikës greke do të performojë në festën e birrës. Një nga emrat më të mëdhenj të muzikës greke vitet e fundit, me dhjetra hite në bagazhin e saj artistik, është Vandi ajo e cila do të ndezë skenen e festës më të madhe në vend në natën e parafundit të saj. Gjatë gjithë edicioneve, festa e birrës ka mbajtur emra tepër të mëdhenj të muzikës botërore, ashtu si vjet me Bregoviç, ndërkohë që këtë vit zbulohet se Depsina Vandi do të vijë në Korçë. Por kjo nuk është kengetarja e fundit BIG VIP në Korçë. Qëndroni…

Read More

Një lajm i trishtë për gjithë qytetin e Korçës, teksa ditën e sotme është ndarë sot nga jeta mjekja e njohur, pediatre-nefrologe, Elvira Popllo. Lajmin e ka bërë të ditur faqja e Spitalit Rajonal të Korçës, e cila shpreh dhe ngushëllimet për familjen e doktoreshë Elvirës. Njoftimi: “Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të Dr. Elvira Popllo (Evanthi Tollkuçi), mjeke pediatre-nefrologe pranë Spitalit Rajonal Korçë (1969-2006) Dr. Elvira ka lindur më 5 janar 1946. Ka mbaruar fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Tiranës si mjeke e përgjithshme në vitin 1968. Në vitet 1977-1978 specializohet për nefrologe pranë…

Read More

Riaktivizohen disa vatra zjarri në tokën torfike në fushën e Maliqit. Specialistët në Bashkinë e Maliqit bëjnë me dije se ka riaktivizim në vatrat ekzistuese. Në të njëjtën sipërfaqe ku edhe kanë qenë aktive më parë. Po ndërhyhet dhe nga ana e banorëve me mjete të rënda për të vënë në kontroll flakët, që të mos përhapen më tej.

Read More

Këshilltari i Guvernatorit të Bankës së Anglisë, Evarist Stoja ka bërë një analizë lidhur me kursin e këmbimit në vend, duke u ndalur tek mosndërhyrja e Bankës së Shqipërisë. Evarist Stoja thotë se dy probleme serioze të cilat Shqipëria i ka prej vitesh është informaliteti i lartë dhe dominanca e Euros në ekonominë e vendit. “I pari, lidhet me volumin jashtëzakonisht të lartë të pagesave me para në dorë që ka një varg pasojash negative për ekonominë dhe vendin, më së fundmi i ndihmuar edhe nga vendimi absurd i BSH për të hedhur në qarkullim kartëmonedhën 10,000 Lek, prerje shumë…

Read More