Ditën e sotme Polocia e Korçës ka arrestuar 4 drejtues mjeti, të cilët drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur dhr pa targa.
Ja njoftimi i DVP Korçë;
DVP Korçë/Drejtonin automjetin në mënyrë të parregullt, vihen në pranga 4 shtetas.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasit:
- D. D., 29 vjeç, banues në fshatin Gurrës, Librazhd, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, tek vendi i quajtur “Lumi i Tërhanit”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka përplasur një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale. Pas testit të alkoolit rezultoi se 29-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
- Z. Z., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi në qytetin e Korçës, u kap duke drejtuar një motomjet pa targa, pa leje drejtimi.
- G. Z., 37 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, pasi në fshatin Pojan, Maliq, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Seat”, ka përplasur një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale. Pas testit të alkoolit rezultoi se 37-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
- J. L., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale. Pas testit të alkoolit rezultoi se 39-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.