Këtë të martë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me strukturat në qarkun e Korçës, ku ka deklaruar se duhet të jenë gati për t’u përballur me qeverinë në nivel lokal dhe qendror.
Sipas Bashës, kjo është një qeveri e korruptuar dhe këtë e tregon qartë afera e inceneratorëve.
“Rruga e mirëqenies për Shqipërinë dhe shqiptarët do të hapet plotësisht kur të marrë fund përgjithmonë pandëshkueshmëria në nivelet më të larta dhe pastrimi i politikës nga cilido që ka shpërdoruar besimin e qytetarëve për të pasuruar veten dhe klientelën e tij”, shkruan Basha.


