Author: Kolibri 4
Revista më e madhe gastronomike në Itali Gambero Rosso në reportazhi e saj për Shqipërinë i ka kushtuar vëmendje të veçantë zonës së Leskovikut. Kantina Max Mavrud është konsideruar 1 nga 10 kantinat më të mira në Shqipëri për t’u vizituar dhe degustuar verërat, si një potencial i rëndësishëm turistik dhe jo vetëm. Një tjetër destinacion i rëndësishëm i zonës së Leskovikut është cilësuar dhe Farma Sotira, me mrekullinë e saj natyrore dhe mikpritjen karakteristike kolonjare. Zona e Leskovikut është e njohur për prodhimin e verës dhe të rakisë.
Ky është postimi nga një prej të rinjve të Korçës Elton Bardhi, i cili ironizon zgjedhjet e PD zyrtare, teksa këta të fundit kutitë e votimit i kanë vendosur në Inkubatorin e biznesit në Korçë. Siç shihet nga pamja, një burrë mban qypin e tualetit në kurriz, si për ironi, mbase për të bërë atë që bëhet në tualet, me PD.
Çrregullimet mendore po përparojnë më shpejtësi në popullatën shqiptare, por fenomeni pësoi rritje të shpejtë pas pandemisë Covid-19. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë në 4-mujorin e parë të vitit aktual, numri u personave të shtruar në pavijonet e psikiatrisë u rrit me rreth 50%, duke arritur në 1122 pacientë nga 749 që ishin në 4-mujorin e parë 2022. Shtrimet pësuan rritje edhe në shërbimet e tjera spitalore. Në 4 mujorin e parë rreth 99,500 persona u shtruan në spitale me një rritje vjetore 15%. Aktivitetet e spitaleve publike kanë shënuar rritje për të gjitha shërbimet tregojnë të…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka njoftuar se është në Shqipëri për pushime, përmes një postimi në Instagram. Ajo ka ndarë disa foto nga bregdeti, ku duket se është duke shijuar bukurinë natyrore të vendit, në një nga plazhet e jugut. “A ma mirë ktu a atje?” – ka shkruar këngëtarja, ndërkohë që pa ka postuar flamurin shqiptar.
Kryeministri Edi Rama ka hedhur një post në rrjetin e tij socal, ku janë dy foto në këndvështrime të ndryshme të një godine e cila është ende në punim e sipër. Ai thotë se kush e gjen se çfarë do të bëhet godina në fjalë do të marrë autograf nga një person i famshëm. Ja postimi i tij; KUSH E GJEN? Kjo godinë mbresëlënëse po ndërtohet në Tiranë. Kush do ta gjejë për çfarë do të shërbejë, le të kërkojë bluzën e firmosur të kujt futbollisti të dojë ose diskun e firmosur të kujt këngëtareje të dojë. Keni kohë deri…
Mesditën e sotme në fshatin Rëmenj ka shpërthyer një bombël gazi, si pasojë është lëndur fqinji i cili tentoi të fikte zjarrin. Ja informacioni i Policisë; Pogradec/Informacion paraprak Më datë 29.07.2023, rreth orës 13:15, në fshatin Rëmenj, në banesën e shtetasit F. T., ka shpërthyer një bombol gazi, ku për pasojë ka djegur lehtë këmbën komshiu i tij, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Për zjarrfikësin Leonard Memelli nga Maliqi kjo e mërkurë duhet të ishte ditë pushimi, por vullneti për punën shtyu atë që t’u vinte në ndihmë kolegëve për fikjen e disa vatrave të zjarrit në pyllin e Leminotit. Bashkë me grupin e punës udhëtoi për 3 orë edhe kamera e Kolibri.al. Në një terren tejet të vështirë, me temperature të larta, kjo detyrë kërkon vullnet. Leonardi na tregon se përse zgjodhi këtë profesion. “Në fillim kur shkova te kërkoj punë, si të gjithë mendova të çoj një rrogë në shtëpi, isha nevojtar pastaj me kalimin e kohës edhe sa me shumë…
Rikthehet edhe këtë verë në Korçë MIK Festival, një event i cili sjell muzik klasike dhe tradicionale, duke bërë bashkë artsitë nga vende të ndryshme të botës. Drejtuesja artistike, Inva Mula, është shprehur e lumtur për natën e parë të këtij evenit, i cili ka nisur me një homazh për Jorgjie Trujën. Një nga ikonat dhe muzat e muzikës lirike në Shiqipëri. Artistët ndërkombëtarë do të performojnë për 3 ditë me radhë muzikë italiane, greke, rumune dhe shiqiptare. Në Pazarin e Vjetër të Korçës është mbajtur koncerti “Aroma greke” ku e ftuat speciale ka qenë këngëtarja greke Kalliopi Vetta dhe…
Në Pogradec u zhvillua maratona e bebeve 6 deri në 15 muajsh, një aktivitet që solli atmosferë të gëzueshme në qytetin në breg të liqenit që në këta muaj vere është i mbushur plot me vizitorë vendas dhe të huaj. Me një gjatësi piste 4 metra, nuk ishin të paktë bebet që e përshkuan nën thirrjet nxitëse të prindërve dhe kuriozëve që kishin mbushur sheshin qendror të qytetit, tek Odeoni. Organizimi i bashkisë së Pogradecit dhe Marathon Enkelana rezultoi i suksesshëm në pjesëmarrje dhe në atmosferë duke ofruar atmosferë të hareshme për të gjithë, të mëdhenj dhe të vegjël. Bashkia…
Përqindje e ulët e pjesëmarrësve në votimin për kryetar të PD zyrtare deri në orën 10:³⁰, ku numri është shumë i pakët në gjithë qendrat e votimit të juglindjes se vendit, përfshi dhe degën e PD Korçë aty ku mendohet që votuesit janë më të shumtë. Për kryetarin e PD zyrtare në Korçë Elvin Bregu kanë konfirmuar pjesëmarrjen më shumë se 500 anëtarë të kësaj force politike dhe numri i votuesve në orët në vijim do të rritet. I ulët numri i votuesve ka qenë dhe në degët e PD Devoll, Pogradec, Maliq dhe Kolonjë.

