Për zjarrfikësin Leonard Memelli nga Maliqi kjo e mërkurë duhet të ishte ditë pushimi, por vullneti për punën shtyu atë që t’u vinte në ndihmë kolegëve për fikjen e disa vatrave të zjarrit në pyllin e Leminotit.
Bashkë me grupin e punës udhëtoi për 3 orë edhe kamera e Kolibri.al.
Në një terren tejet të vështirë, me temperature të larta, kjo detyrë kërkon vullnet. Leonardi na tregon se përse zgjodhi këtë profesion.
“Në fillim kur shkova te kërkoj punë, si të gjithë mendova të çoj një rrogë në shtëpi, isha nevojtar pastaj me kalimin e kohës edhe sa me shumë punë mendova se nuk është gjithçka në pagesa, pas çdo ndërhyrje më shtohej dëshira për të qenë pjesë e këtij ekipi, dëshira e madhe për të ndihmuar njerëzit, për të qenë pranë atyre që kanë nevojë, zakonisht ne jemi në situata ku njerëzit na thërresin, shkojmë aty ku të gjithë po ikin, shkojmë në zjarr, përmbytje, pyje, vështirësi,” – u shpreh ai.
Sakrificat janë pjesë e punës së tij.
“Situata me të cilët mund të përballet një zjarrfikës janë nga më të ndryshmet, kur na lajmërojnë nuk e dimë me çfarë do përballemi, shkojmë për të bere këtë punë sepse e dimë që kjo puna është e jona 2:04 vështirësitë dhe sakrificat, duhet të ecin për orë të tëra më këmbë kur është zjarri në pyje, të përballet me masive tymi, ne lëmë familjet dhe rrezikojmë jetën nëpër zjarre, për shpëtimin e jetëve me aksidente, është e vështirë por pune e bukur,” – tha Leonardi.
Në repartin ku ai punën nuk mungon përkushtimi, por më të rëndësishmet, pajisjet kundër zjarrit.
“Duhet më shumë investim, mungojnë pajisje, duhet më shumë mjete dhe uniforma zjarri. Pjesërisht ne jemi repart i kompletuar, kemi staf të përkushtuar,” – sqaroi zjarrfikësi.
Zjarrvënia e qëllimshme është ajo që duhet shmangur thekson Leonartdi, i cili kërkon nga ata më shumë përgjegjshmëri nga njerzit.
“Kjo po shkatërron pyetjet, po shkatërron jetët e njerëzve. Këto janë mushkëritë e popullit, këtu digjen pyje, kafshe, bimë, kjo prish ekosistemin ushqimor,” – sqaroi Leonardi.