Author: Kolibri 4
Burime nga Asambleja e Partisë Socialiste për Kolibri.al, bëjnë me dije se gjatë Asamblesë propozohen emra të rinj, si pasojë e ndryshimeve në qeverinë e Edi Ramës
Vetëm pak momente më parë u përfol se Kryeministri Rama ka shkarkuar nga detyra Ministren e Financave, Delina Ibrahimaj.Por mesaduket lajmi nuk është i vërtetë. Në hyrje të asamblesë së PS, e cila po mbahet këtë mbasdite gazetarët kanë pyetur kryeministrin dhe vet ministren e financave. “Është thashethem, nuk kam shkarkuar asnjë ministre”,- ka deklaruar vet kryeministri Edi Rama. Po ashtu nga ana tjetër, Delina Ibrahimbaj shprehet se është koha e thashetheve të verës.”Nuk më kanë shkarkuar, nuk kam dhënë dorëheqjen, është koha e thashethemeve të verës”
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Zh., 47 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi në fshat u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. aterialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Sot në teatër, të rinjtë sjellin të qeshura, mos mungoni! Ku do vesh ti? E keni bërë dikujt këtë pyetje? Është momenti të mësoni se ku do shkoni, dhe këtë do u’a tregojë Juxhin Plovishti, Franc Bregu dhe Silvio Goskova në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në orën 19:00. Te tre të rinjtë e talentuar të cilët marrin pjesë në emisionet e humorit më të njohura në vendin tonë sot do të jenë në vendin e tyre të lindjes dhe në skenën që janë rritur, për të sjellë hare dhe gëzim tek publiku artdashës korçar
Transportuan me dy fuoristrada, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim vëllai i tij. Sekuestrohen 70 m3 dru pa dokumentacionin përkatës dhe 2 automjetet që shërbyen për t’i transportuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi U. Z., 47 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Q. Z., 60 vjeç, banues në Maliq. Shërbimet e Policisë, në…
Është emocion i veçantë të të martojë babai, dhe kjo ka ndodhur me të birin e kryebashkiakut të Maliqit Gëzim Topçiu, i cili ka kryer ceremoninë martesore në Pyllin e Fazanëve. Raldo dhe Kiara Topçiu kanë vendosur kurorën aty ku Gëzim Topçiu bën thirrje të herëpashershme për promovim e ajo çka ka qenë me e veçantë është se Gëzim Topçiu sot ka patur dy role, babain dhe kryebashkiakun që marton një qytetar të Maliqit. Kolibri.al i uron jetë të lumtur çiftit të ri!
Ivanka Trump dashurohet me Shqipërinë Vajza e ish-presidentit të USA Donald Trump është dashuruar me Shqipërinë dhe këtë mund ta themi me plot gojë. Pasi vizitoi Butrintin dhe Sarandën, ajo ka kërkuar të shohë vendin tonë nga ajri por në një formë më interesante, duke drejtuar vet helikopterin. Ndiqni videon
Ndodh në Tiranë Një grua kolumbiane është shfaqur nudo përpara Prokurorisë së Tiranës. Gruaja ka vendosur të protestojë nudo para Prokurorisë (sikurse duket në foto e video) për shkak të zvarritjes së gjyqit. Mësohet se ajo është kapur me 5 gr kokainë dhe prokuroria po i mban peng procesin. Vajza ka qëndruar 5 minuta nudo para prokurorisë dhe më pas është larguar. Në fakt, shprehja postulat “drejtësi e vonuar është drejtësi e munguar” e përmbledh gjithë situatën skandaloze me gjyqet në Shqipëri. Për ta evidentuar këtë fakt në mënyrën më denoncuese të mundshme ka menduar sot një shtetase e huaj,…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë. Studenti përmetar i Akademisë së Policisë, Xhojsi Lamaj, ka gjetur një portofol me mbi 10 mijë euro dhe nuk ka hezituar ta dorëzojë. Akademia e Policisë njofton: “Kursanti i Kursit të 18-të, Patrullë e Përgjithshme, Xhojsi Lamaj, ka gjetur një portofol me një sasi të konsiderueshme në valutë dhe lekë, karta bankare dhe dokumente të rëndësishme, të cilat i ka dorëzuar në strukturat përkatëse të policisë. Kursanti u falenderua nga drejtuesit e AS-së. Veprime të tilla janë mesazhe dhe shembuj të ndërgjegjes”.
Stafi i kualifikuar me grada dhe tituj shkencorë është vlerë e jashtëzakonshme për çdo universitet, po ashtu dhe për Universitetin e Korçës. Vetëm gjatë dy viteve të fundit, 9 pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli” kanë fituar tituj e grada më të larta shkencore: prof. dr. Irena Nikaj; prof. as. dr. Benita Stavre; pro. as. dr. Magdalini Vampa; prof. as. dr. Edlira Menkshi; prof. as. dr. Rafail Prodani; dr. Edlira Donefski, dr. Jorida Koçibelli, dr. Erjon Nexhipi dhe dr. Ardian Çërava prania dhe ekspertiza e të cilëve padyshim që do të ndikojnë pozitivisht në përvojën e përgjithshme universitare dhe në…

