Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Maliq/Goditet një tjetër rast i prerjes së paligjshme të pyjeve

    Kronikë July 26, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Transportuan me dy fuoristrada, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim vëllai i tij.

    Sekuestrohen 70 m3 dru pa dokumentacionin përkatës dhe 2 automjetet që shërbyen për t’i transportuar.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi U. Z., 47 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Q. Z., 60 vjeç, banues në Maliq.

    Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se këta shtetas ushtronin aktivitetin e prerjes së paligjshme të pyjeve, kanë ushtruar kontroll dhe në Maliq, kanë gjetur të magazinuara 70 m³ dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, që këta shtetas i kishin prerë në mënyrë të paligjshme.

    Nga verifikimet e kryera rezultoi se sasinë e druve, shtetasit U. Z. dhe Q. Z. e transportonin me dy automjete tip fuoristrada, njëri prej të cilëve pa targa. Sasia e druve dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë edhe gjatë natës, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Maliq/ Sekuestrohen mijëra kapsolla piroteknike, procedohet penalisht pronarja e një marketi

    December 31, 2025

    Korçë | Arrestime dhe procedime penale për vjedhje, dhunë në familje, konflikte dhe baste sportive

    December 29, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Historia unike dhe e panjohur e 3 korçarëve që i mbijetuan katastrofës të Titanikut

    July 28, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.