Pas publikimit nga redaksia Kolibri.al për harresën e filantropit korçar Thoma Turtulli, avokati i njohur Esmerald Xhafa ka shprehur thirrje për qytetarët e Korçës dhe institucionet.
Ai i fton të gjithë banorët të bashkohen në nismën për vendosjen e bustit të Thomait në një nga sheshet e qytetit.
“Thoma Turtulli që i ka dhënë kaq shumë qytetit dhe të gjithëve ne, meriton të ketë një shesh dhe të vendosur edhe bustin e tij. Ju ftoj të gjithëve të ndërmarrim hapat e nevojshëm për ta realizuar këtë projekt,”- është shprehur av. Xhafa.