Dy shtetas nga qyteti i Maliqit po ndiqen penalisht pasi kanë rrahur fqinjin e tij 58 vjeçar. Fatmirësisht 58 vjeçari ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas për veprën penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. H., 57 vjeç dhe A. H., 27 vjeç, të dy banues në Maliq, pasi dyshohet se kanë fyer, kanosur dhe goditur me grushte, një 58-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.