Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Bashkia Maliq investon në rrugën e varrezave në Vashtëmi, projekt i ri në kuadër të buxhetit 2025

    June 19, 2025

    Kontrolle higjieno-sanitare në pishinat e Korçës për sezonin veror 2025

    June 19, 2025

    Ventotene, aty ku lindi Europa – Reportazh nga Elvi Fundo

    June 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Babai Harron!

    Aktualitet July 17, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pershendetje pershendetje, nje dite tjeter e ftohte por te pakten dielli nuk ka ikur. Jemi pas pune, pas pune ne pas pune ju. Si cdo te merkure do flasim dhe trajtojme tema te ndryshme me te ftuar te vecante. Kat si shkoi kjo jave per ty?

    “Babi harron” është shkruar nga W. Livingston Larned dhe ia vlen të lexohet për të kujtuar atë që është shumë e rëndësishme: Në vend që të dënojmë dhe kritikojmë të tjerët, ndoshta do të ishte më mirë të përpiqemi t’i kuptojmë ata, të përpiqemi të kuptojmë pse ata veprojnë në një mënyrë të caktuar.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Dëgjo, bir: Po e them këtë teksa je në gjumë, me dorën e vogël të vendosur nën faqe dhe kaçurrelat bionde të lagura ngjitur me ballin tënd. Unë kam hyrë fshehtazi vetëm në dhomën tënde. Vetëm pak minuta më parë, teksa isha ulur duke lexuar gazetën në bibliotekë, një valë mbytëse pendimi më përfshiu. Me faj erdha pranë shtratit tënd.
    Ja çfarë po mendoja, bir: Unë kam qenë i ashpër me ty. Të qortova teksa po visheshe për në shkollë, sepse nuk e kishe fshirë mirë fytyrë. Të qortova që nuk i pastrove këpucët. Bërtita me inat kur hodhe disa nga gjërat e tua në dysheme.

    Në mëngjes gjeta sërish diçka gabim. Ti derdhe gjërat. Nuk e përtype mirë ushqimin. Vendose bërrylat në tavolinë. Vendose shumë gjalpë në bukë. Dhe teksa u nise të luash dhe unë shkova për te treni, ti u ktheve dhe tunde dorën dhe thirre: “Mirupafshim, babi!” dhe unë u rrudha dhe thashë:

    “Mbaji shpatullat para!”

    Pastaj ia nisa nga e para në orët e vona të pasdites. Teksa dola në rrugë, të pashë në gjunjë, duke luajtur gogla. Kishe grisur çorapet. Të poshtërova para shokëve duke të të urdhëruar që të niseshe në shtëpi. Çorapet ishin të shtrenjta – dhe nëse do të duhej t’i blije vetë, do të ishe më i kujdesshëm! Imagjinoje bir, e thënë nga një baba!

    A të kujtohet, më vonë, kur po lexoja në bibliotekë, si hyre me ndrojtje, me një lloj shikimi të lënduar? Kur hoqa vështrimin nga letra, i bezdisur për ndërprerjen, ti hezitove te dera. “Çfarë do?” të thashë. Ti nuk the asgjë, por vrapove me shpejtësi dhe më hodhe krahët rreth qafës dhe më puthje, dhe krahët e tu të vegjël më shtrënguan me një dashuri që Zoti e kishte vendosur të lulëzonte në zemrën tënde dhe që as neglizhenca nuk mund ta vyshkë.

    Dhe pastaj ti ike, ngjite shkallët. Epo, bir, pak kohë më pas më rrëshqiti letra nga duart dhe më pushtoi një frikë e tmerrshme e pështirë. Çfarë më ka bërë zakoni?

    Zakoni për të gjetur gabime, për të qortuar – ky ishte shpërblimi im për ty. Nuk është se nuk të kam dashur; por prisja shumë. Po të masja me hapin e viteve të mia.

    Kishte shumë gjëra që ishin të mira, të bukura dhe të vërteta në karakterin tënd. Zemra jote e vogël ishte e madhe sa vetë agimi mbi kodrat e gjera. Këtë e tregoi impulsi yt spontan për të vrapuar dhe për të më puthur dhe thënë ‘Natën e mirë’. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi sonte, bir. Unë kam ardhur në shtratin tënd në errësirë dhe jam gjunjëzuar i turpëruar!

    E di që nuk do t’i kuptoje këto gjëra nëse do t’i thoja kur ishe zgjuar. Por nesër do të jem një baba i vërtetë! Unë do të rri me ty dhe do të vuaj kur ti të vuash dhe do të qesh kur ti të qeshësh. Do kafshoj gjuhën kur të dua të them diçka. Do të vazhdoj të them si të ishte një ritual: “Ai nuk është gjë tjetër veçse një djalë – një djalë i vogël!”

    Kam frikë se të kam perceptuar si burrë. Megjithatë, siç po të shoh tani, bir, i shtrirë dhe i lodhur në shtratin tënd, shoh që je ende foshnjë. Dje ishe në krahët e nënës tënde, me kokën mbi supe. Kam kërkuar shumë, shumë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Bashkia Maliq investon në rrugën e varrezave në Vashtëmi, projekt i ri në kuadër të buxhetit 2025

    June 19, 2025

    Kontrolle higjieno-sanitare në pishinat e Korçës për sezonin veror 2025

    June 19, 2025

    Ventotene, aty ku lindi Europa – Reportazh nga Elvi Fundo

    June 18, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Bashkia Maliq investon në rrugën e varrezave në Vashtëmi, projekt i ri në kuadër të buxhetit 2025

    June 19, 2025

    Kontrolle higjieno-sanitare në pishinat e Korçës për sezonin veror 2025

    June 19, 2025

    Ventotene, aty ku lindi Europa – Reportazh nga Elvi Fundo

    June 18, 2025

    EKSKLUZIVE/ U largua nga Skënderbeu, zbulohet ekipi i ri Elena Begos

    June 18, 2025

    Përfundon asfaltimi i rrugës Polenë–Dërsnik: Investim i rëndësishëm për banorët dhe bujqësinë lokale

    June 18, 2025

    Tri raste vjedhjesh në Korçë dhe Maliq, vijojnë hetimet

    June 18, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Zyrtare: Arben Prifti do të vijojë drejtimin e ekipit të volejbollit të meshkujve Skënderbeu edhe për sezonin 2025

    June 17, 2025

    UNIKO drejt programeve të reja: Konsultim për Masterin Shkencor në Bujqësi, Turizëm dhe Gjeografi në Pogradec

    June 14, 2025

    Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!

    June 14, 2025
    Më të klikuarat

    Kanosje me armë në Dardhë, 39-vjeçari nga Bilishti i shpëton policisë dhe kalon kufirin – në kërkim për disa vepra penale

    June 15, 2025

    Aksident në afërsi të fshatit Cangonj, përfshihet një familje me fëmijë

    June 15, 2025

    Pogradec – Menaxheri i një dyqani elektroshtëpiakesh shpallet në kërkim për përvetësim të të ardhurave  

    June 12, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.