Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Çeki është mbyllur me barazim. Asnjë nga skuadrat nuk shënoi.
Sidoqoftë përballja mori tjetër kthesë në pjesën e dytë ku fillimisht shënoi Çekia dhe pas 10 minutash kuqezinjtë barazuan vendasit.
Super goli në “Fortuna Arena” erdhi nga Bajrami.
Ndërkohë në minutën e 57 kuqezinjtë pësuan golin e parë. Krejçi i shpëtoi pozicionit jashtë loje dhe mposhti Berishën. Fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje, por më pas VAR-i i dha avantazhin vendasve.