Një masterclass unik për artin e miksologjisë u zhvillua në Korçë me bartenderin e njohur Sofokli Cali në Bibliotekën “Thimi Mitko”.
Organizuar nga Nouvelle Vague dhe Republika, ky aktivitet u ofroi pjesëmarrësve mundësinë të mësojnë teknika profesionale nga një ekspert i fushës, duke eksploruar bota e koktejeve dhe inovacionit në bartending.
Nouvelle Vague është një bar konceptual dhe inovativ, i ndërtuar me vemendje ndaj detajit dhe autentik ne llojin e vete. U themelua në vitin 2012 nga dy vëllezërit Sofokli dhe Evis Cali. Që nga ajo kohë, është zhvilluar duke u bërë një prej aktorëve kryesorë në industrinë e mikpritjes në Shqipëri, duke udhëhequr skenën vendase të koktejeve dhe duke qenë një pionier i vazhdueshëm në këtë fushë.
Menyja më e fundit e Nouvelle Vague quhet Origin’AL, një koncept që përfaqëson pijet origjinale dhe origjinën shqiptare. Synimi i saj është të theksojë traditat dhe zakonet kulinare shqiptare, duke i prezantuar ato përmes një qasjeje të rafinuar në botën e pijeve.
Përkushtimi dhe angazhimi i ekipit, pas 12 vitesh operimi, e ka çuar Nouvelle Vague drejt një njohjeje ndërkombëtare. Ai është renditur si një nga baret më të mira në botë, duke u pozicionuar në vendin #86 në listën e zgjeruar të “50 Bareve më të Mira në Botë” për vitin 2023 dhe në vendin #95 për vitin 2024.
“*The World’s 50 Best Bars*” është një renditje vjetore që liston 50 baret më të mira në botë, bazuar në votat e një paneli ndërkombëtar të përbërë nga ekspertë të industrisë së mikpritjes, përfshirë bartenderë, pronarë barësh, ekspertë të koktejeve dhe gazetarë. Kjo renditje konsiderohet një nga më prestigjiozet në industrinë globale të mikpritjes.
*Si funksionon?*
– Një panel global prej më shumë se 650 votuesish jep votat e tyre për baret që ofrojnë përvojën më të mirë të pirjes, duke marrë parasysh cilësinë e shërbimit, inovacionin, atmosferën dhe krijimtarinë në kokteje.
– Votimi është anonim dhe bazohet në përvojat personale të secilit votues gjatë 18 muajve të fundit.
*Çfarë e bën të veçantë?*
– Fitimi i një vendi në këtë listë rrit ndjeshëm profilin e një bari dhe mund të sjellë një fluks të madh vizitorësh nga e gjithë bota.
– Shpallja e renditjes ndodh në një ceremoni vjetore që mbahet në qytete të ndryshme dhe shërben si një ngjarje e rëndësishme për industrinë.
Kjo renditje është pjesë e një serie më të gjerë që përfshin edhe “The World’s 50 Best Restaurants”.



