Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    “Mirë se u ktheve luftëtar i lirisë”/ Ledina Alolli pret me entuziazëm lirimin e Ervin Salianjit

    July 8, 2025

    Aksident në Maliq/ Automjeti përfundon jashtë rruge pranë një lokali të frekuentuar

    July 8, 2025

    Ervin Salianji lihet i lirë nga Burgu i Fierit: Ish-deputeti demokrat premton ankimim në Gjykatën e Strasburgut

    July 8, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Bashkëpunimi USA – ALB, Peleshi me kryeamerikanin në Shqipëri; “Rritim sigurinë e vendit”

    Aktualitet January 16, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Mbrojtjes dhe i ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA inspektojnë dy helikopterët Black Hawk, në Bazën Ajrore të Farkës.

    Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shoqëruar edhe nga I Ngarkuari me Punë në Ambasadën amerikane në Tiranë David Wisner si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Arben Kingji ishin në bazën ajrore të Farkës, ku panë nga afër dy helikopterët Black Hawk të mbërritur së fundmi në Shqipëri.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në fjalën e tij, Ministri Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e partnerit strategjik të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar mbërritjen e dy helikopterëve si një nga kapacitetet më të rëndësishme operacionale të vendit tonë në raport me NATO-n.

    “Këtë vit është 15 vjetori i anëtarësimit tonë në NATO dhe ne e kemi filluar me një ngjarje të madhe, mbërritja e dy helikopterëve Black Hawk. Është vetëm fillimi. Jemi në bisedime për dy të tjerë në periudhën afatmesme dhe deri në vitin 2030 ne shpresojmë që Shqipëria të ketë një flotë prej 6 helikopterësh Black Hawk. Është një donacion i partnerëve tanë strategjikë të SHBA, por edhe me një pjesë nga buxheti i shtetit. Po ndërtojmë dy hangarë specifikë për helikopterët Black Hawk që do të përfundojnë brenda këtij viti, këtu në bazën ajrore të Farkës”, nënvizoi ministri Peleshi.

    Bashkë me dy helikopterët Black Hawk, sipas ministrit Peleshi Shqipëria ka mundur të përfitojë një paketë të plotë mbështetjeje, ku përfshihen edhe mirëmbajtja për një periudhë të caktuar, asistenca teknike si dhe trajnimi i pilotëve.

    “Është një model bashkëpunimi ekselent, sepse nuk është thjeshtë blerja e dy mjeteve ajrore, por bashkë me të, ne e quajmë paketë e plotë, ne blemë edhe mirëmbajtjen për një periudhë të caktuar, edhe asistencën teknike, trajnimin e pilotëve tanë. 8 pilotë janë trajnuar në Amerikë përmes partneritetit shtetëror që ne kemi me Gardën e Nju Xhersit dhe pajisje të ndryshme për testimim, diagnostikimin, pra është një paketë e plotë. Këtë model duam të ndjekim edhe me kapacitetet e tjera”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

    Ministri Peleshi foli edhe për helikopterët e tjerë që pritet të shtojnë flotën tonë ajrore. “Do të vazhdojmë të unifikojmë sa më shumë të mundim flotën tonë ajrore drejt helikopterëve Black Hawk. Dy helikopterët e tjerë që ne kërkojmë të blejmë janë fjala e fundit e helikopterëve Black Hawk. Në këtë rrugë duam të ecim. Duam të shpenzojmë me shumë kujdes dhe me inteligjencë buxhetin e dedikuar prej 2 përqind të GDP-së për sigurinë dhe mbrojtjen. Kohët që po jetojmë janë të vështira. Siguria dhe mbrojtja janë bërë kryefjala dhe sfida e të gjitha vendeve, sidomos në rajonin tonë që është një rajon i brishtë dhe ndaj e çmojmë veçanërisht këtë fuqizim të forcës sonë ajrore por edhe të gjitha planet e tjera që ne kemi me parterin tonë strategjik SHBA”, theksoi Ministri i Mbrojtjes.

    Ndërsa i Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA në Tiranë David Wisner vlerësoi përgatitjen e pilotëve shqiptarë dhe ekipeve të mirëmbajtjes. “Kemi dëgjuar nga Uashingtoni, nga Alabama dhe gjithë trajnimet e tjera që ju keni bërë se çfarë pilotësh të shkëlqyer keni dhe sigurisht pilotët nuk mund të fluturojnë pa patur persona që merren me mirëmbajtjen. Dhe jemi aq krenarë për të gjithë punën që kanë bërë të gjithë ekipet e mirëmbajtjes, në mënyrë që të sigurohemi që kjo gjë të mundësohet. Jemi vërtetë krenarë për këtë partneritet dhe për të gjithë këta persona të shkëlqyer që simbolizojnë këtë partneritet”, u shpreh z.Wisner.

    Dy helikopterët Black Hawk janë porosia e parë e Shqipërisë për këtë model, mbështetur nga fondi I ndihmës së SHBA me vlerë mbi 50 milionë dollarë. Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    “Mirë se u ktheve luftëtar i lirisë”/ Ledina Alolli pret me entuziazëm lirimin e Ervin Salianjit

    July 8, 2025

    Aksident në Maliq/ Automjeti përfundon jashtë rruge pranë një lokali të frekuentuar

    July 8, 2025

    Ervin Salianji lihet i lirë nga Burgu i Fierit: Ish-deputeti demokrat premton ankimim në Gjykatën e Strasburgut

    July 8, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    “Mirë se u ktheve luftëtar i lirisë”/ Ledina Alolli pret me entuziazëm lirimin e Ervin Salianjit

    July 8, 2025

    Aksident në Maliq/ Automjeti përfundon jashtë rruge pranë një lokali të frekuentuar

    July 8, 2025

    Ervin Salianji lihet i lirë nga Burgu i Fierit: Ish-deputeti demokrat premton ankimim në Gjykatën e Strasburgut

    July 8, 2025

    Një familje në Trebinjë Pogradec mbetet e pastrehë nga zjarri – Kërkojnë ndihmë urgjente

    July 8, 2025

    Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për lirimin nga qelia

    July 8, 2025

    Korçë: Arrestime, procedime penale dhe zbulim armësh

    July 8, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Familja Haxhiu dhuron bashkisë Korçë monografinë e piktorit Fatmir Haxhiu

    June 30, 2025

    Thirrje për ndihmë për Ajlën, vogëlushen 3-vjeçare!

    June 29, 2025

    Korça, destinacioni i preferuar i turizmit malor – Turistë nga e gjithë bota zgjedhin juglindjen shqiptare

    June 28, 2025
    Më të klikuarat

    “Me hidhërim të thellë…” / Klubi i Skënderbeut bën njoftimin e trishtë

    July 6, 2025

    Korça Beer Fest 2025 gati të ndezë atmosferën: Tradita vazhdon me surpriza dhe muzikë live

    July 4, 2025

    Shkarkohen drejtori dhe shefi i policisë së burgut të Drenovës pas kapjes së telefonit në qeli

    July 6, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.