Bashkia e Pogradecit ka organizuar një mbrëmje gala për 10 sportistët më të mirë të vitit 2024.
Në këtë mbrëmje janë rikthyer në kujtesën e pogradecarëve edhe ish sportistë e trajnerë të njohur, duke u falur emocione të pranishmve në sallën e kinemasë se qytetit.
Sportistët e njohur që luajnë në ligat ndërkombëtare por edhe me kombëtaren shqiptare si Endri Çekiçi, Erjon Hoxhallari, Ernest Muçi por edhe Isi Manellari, Marin Abazaj e Vangjel Zguro janë vlerësuar në një mbrëmje si kjo.
Antari I komitetit ekzekutiv të FSHF, Ylli Çekiçi ka bërë me dije se ky institucion do të investojë në infrastrukturën sportive të klubit të Pogradecit.
Një aktivitet i tillë organizohet për herë të parë nga Bashkia e Pogradecit