65 nxënës ekselentë të gjimnazeve publike dhr jo publike të qytetit të Korçës janë pajisur me certifikata nga Bashkia Korçë si vlerësim për punën dhe përpjekjet e tyre për rezultate të shkëlqyera në mësime.
Të gjithë nxënësve ju është akorduar bursë mujore. Sipas kryetarit Sotiraq Filo projekti “Bursa për Gjimnazistët” inkurajon dhe motivon nxënësit për të vazhduar me këto rezultate.
Sipas kryetarit ky është viti i 14-të që Bashkia Korçë zhvillon projektin “Bursa për gjimnazistë” dhe në këto vite kanë qënë të shumtë nxënësit të cilët kanë përfituar bursën mujore.
Statusi në facebook;
Gjimnazistët e shkëlqyer të Korçës
65 nxënës të shkëlqyer të gjimnazeve publike dhe jopublike kanë marrë edhe këtë vit bursën e ekselencës nga bashkia.
Me punën dhe vullnetin e tyre ata janë sot një model për bashkëmoshatarët dhe një vlerë e shtuar për Korçën.