Sot në Qytezën e Fëmijëve ka pasur aktivitet me fëmijë nga Qendra Komunitare dhe Shkolla Speciale e Korçës. Momente të bukura janë krijuar ku fëmijët kanë luajtur sporte të ndryshme.
Ata po bëjnë pjesë në Special Olympics Albania duke pasur mundësi të integrohen në komunitet.
Ka qenë kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ai që ka bërë të ditue lajmin.
Statusi në facebook;
Fëmijë të Qendrës Komunitare dhe Shkollës Speciale në Korçë janë bërë pjesë e aktivitetit sportiv të zhvilluar në Qytezën e Fëmijëve nga Special Olympics Albania.
Nëpërmjet sporteve, fëmijëve me aftësi ndryshe u jepet mundësi të zhvillojnë aftësitë fizike, të përmirësojnë shëndetin e tyre, si edhe të integrohen në komunitet.



