Burime të siguruara thanë se ndryshe nga një vit më parë rënie të ndjeshme ka edhe në eksportin e bimëve medicinale. Në qoftë se ne vitin 2022 janë eksportuar 1903 ton bimë të ndryshme medicinale, nga Janari i këtij viti deri në fund të muajit tetor janë eksportuar vetëm 342 ton, ndërsa vetëm në muajin tetor ka patur një eksport prej 46 ton.
Një vit më parë fermerët e juglindjes së vendit kanë eksportuar mollë industriale 7587 ton ndërsa në 10 muajt e këtij viti vetëm 384 ton mollë industriale.
Gjatë dy viteve të fundit të njëjtët burime thanë se nuk ka pasur eksporte të mollës së konsumit.
Një gjë e tillë pranohet edhe nga fermeri potencial Ferdinald Ali, njëherazi dhe president i shoqatës së zhvillimit bujqësor kur tha se mungesa e eksportit, kryesisht në Egjipt, ka ardhur si rezultat i taksave të larta doganore që egjiptianët kanë për fermerët shqiptarë.
Në mungesë të një marrëveshje, fermerët e juglindjes kanë pasur marrëdhënie me fermerë grek të cilët prodhimin e mollës e kanë eksportuar në Egjipt të riambalazhuar si prodhim helen.
Arsyet e uljes drastike të eksportit të mollës industriale, për fernerin korçar lidhet me braktisjen që fermerët po i bëjnë sektorit të bujqësisë.
Për vitin 2023 ka rënie edhe në eksportin e qepës dhe fasules. Nëse në vitin 2022 ka pasur 313 ton fasule dhe qepë të eksportuar gjatë 10 muajve të këtij viti vetëm 150 ton
Këtë vit ndryshe nga një vit më parë ka patur rritje të eksportit të qershive me 19. 6 ton dhe lakër me 91 ton.
Burime thanë se pjesa më e madhe e mollëve industriale eksportohen në vendet e lindjes ashtu siç eksportohen dhe fasulet, lakra, qershia dhe qepa.


