Policia e Pogradecit ka arrestuar një 39 vjeçar i cili pas kontrollit të alkoolit ka rezultuar i dehur duke drejtuar mjetin.
Sipas policisë ai është kapur në lagjen numër 1 të qytetit dhe në gjendjen që ishte rrezikonte seriozisht jetën e kalimtarëve.
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. O., 39 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec, pasi në lagjen nr.1, Pogradec, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


