Njësia Dardhas në Pogradec dhe fshatrat e saj kanë qenë më të prekurat nga reshjet e borës së 48 orëvre të fundit. Në fakt kjo ish komunë dhe 5 fshatra të saj çdo vit përballen me problemet e borës dhe energjisë elektrike, e para sepse ka një infasteukturë të keqe rrugore dhe e dyta një rrjet energjitik mjaft të amortizuar.
Kolibri.al ka mësuar se prej mbrëmjes së djeshme dhe këtë të diel vijon puna për hapjen e rrugës nga bora e cila i ka kaluar 20 cm dhe në disa zona për shkak erës i kalon gjysëm metri. Aktualisht mjetet po punojnë për hapjen e rrugës së fshatit Dërdushë ndërsa puna do të vijojë për të gjithë fshatrat e tjerë.
Raportohet se furnzimi me energji elektrike është normalizuar pas problemeve që u shkaktuan 1 ditë më parë. Situata pritet të normalizohet edhe më tepër pasi reshjet e borës kanë ndalur. Megjithatë apleohet që në qarkullim të kësaj rruge të përdoren zinxhirë pasi ulja e temperaturave pritet të sjellë shtresa akulli.


