Nga Tonin Frroku
Vetëm 4 kilometra larg Korçës, Bulgareci është shndërruar në një vatër të vërtetë talentesh për futbollin korçar. Ky fshat i vogël, por me një shpirt sportiv të jashtëzakonshëm, numëron pesë futbollistë titullarë që kanë shkëlqyer me ekipin U-17 të Skënderbeut dhe tashmë janë pjesë e ekipit U-19: Deivi Ameli, Endri Agolli, Fidel Korçari, Ruent Zacellari dhe Aleksandër Sora.
Të gjithë pjesë e një brezi që jo vetëm mbajti Skënderbeun ndër katër ekipet më të mira të Superiores për moshat U-17, por që tashmë po përballen me sfidën e radhës – konkurrencën e fortë në U-19, aty ku ritmi dhe kërkesat janë shumë më të larta.
Nga këta pesë lojtarë, dy kanë qenë pjesë e përfaqësueses kombëtare U-15 dhe U-17, çka tregon se talenti dhe përkushtimi i tyre nuk kanë kaluar pa u vënë re në nivel kombëtar.
Sipas një specialisti të njohur të futbollit, “në të gjitha fshatrat përreth Korçës, si Bulgareci, ende ka fusha ku fëmijët luajnë futboll çdo ditë. Kjo është një avantazh i madh në krahasim me zonat urbane, ku ndërtimet kanë zënë hapësirat dhe teknologjia ka zëvendësuar topin.”
Ky shembull i Bulgarecit duhet të shërbejë si frymëzim për strukturat sportive dhe institucionet vendore që zhvillimi i talenteve fillon në terren, jo në zyrë.
Në një kohë kur shumë klube në Shqipëri luftojnë për të ndërtuar akademi funksionale, Skënderbeu ka përfituar nga energjia dhe pasioni i fshatrave përreth, por mbi te gjitha fushave qe nuk i asnje klub tjeter ne vendin tone.
Dhe Bulgareci është një prej historive më të bukura që futbolli shqiptar ka për të treguar sepse nga ky fshat historikisht kane dale kampion ne sporte te ndryshme.


