Nën sloganin “Fjalëm e ke ti” kryetari i Bashkisë Korçë Sotiraq Filo dhe administrata e tij kanë nisur konsultimet për buxhetin e vitit 2024. Filo thotë se kjo është forma më e mirë e qeverisjes me banorët, pasi në këtë formë ne marrim prioritetet e investimeve që ata kërkojnë dhe falë këtyre konsultimeve arrijmë të nxjerrim një buxhet sipas kërkesave që vetë banorët kanë. Ky jovetëm është një detyrim ligjor por ne mendojmë se është forma e duhur për të ndërhyrë realisht atje ku nevojat janë më emergjente.
Filo:
Buxhetimi me pjesëmarrje
Filluam turin e takimeve për buxhetimin me pjesëmarrje në njësitë Bulgarec dhe Drenovë.
Konsultuam së bashku projektet tona për të ardhmen, për këtë zonë me njerëz mikëpritës dhe me potencial të madh zhvillimi.
Dëgjuam idetë dhe propozimet e banorëve për buxhetin e vitit 2024 dhe paketën fiskale, pasi zëri i tyre ka një rëndësi të veçantë që projektet, investimet dhe shërbimet të plotësojnë nevojat konkrete të komunitetit.