Në Kuvend ka nisur diskutimi i projekt-buxhetit të vitit 2025.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se pensionistët do të marrin dy bonuse në vit. Përveç atij të fundvitit, do të marrin edhe një bonus në pranverë.
Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama tha se do të ketë fond rreth 100 mln euro për bonusin e fundvitit për pensionistët. Pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do marrin bonus 150 euro në fundviti, kurse ata me pension mbi 20 mijë lekë do marrin bonus në fundvit 100 euro.
Bonusi i fundvitit do të përfitohet nga 511 mijë persona.
“Për pensionistët do ketë dhe një bonus të dytë, do jepet në hyrje të çdo pranvere”, u shpreh kryeministri.
Ndërsa ironizoi opozitën
“Eshtë bërë shesh për përsheshet e lloj lloj spekulantëve që janë vetëshpallur si shpëtimtarë dhe kanë nxjerrë në Pazar qilimat fluturues të Sudes dhe Rrapushit, herë me fytyrën e rrudhur. Ata që s’kanë punuar një ditë të vetme për shtetin që kanë marrë rrugët në një përpjekje të zhurmshme për t’u shitur pensionistëve qilima dhe shqiptarëve një tufë përrallash të 1001 netëve kanal më kanal, portal më portal dhe rrjet më rrjet”, tha Rama
Në fjalën e tij në Parlament, kreu i qeverisë tha se përveç atij të fundvitit, do të marrin edhe një bonus në pranverë.
“Paralelisht me shpërndarjen të bonusit, në ditët para dhjetorit do të krijojmë pranë BSH fondin për një bonus të dytë.
Për menaxhimin e rreth 8 miliardë eurove, do të zhvillohet një seancë maratonë dy ditore, ku diskutimet në parim nisën sot (18 nëntor) në orën 10:00 dhe votimi pritet të zhvillohet të martën vonë.
Kuvendi pritet ta votojë buxhetin në parim në fund të ditës së martë, fashë në të cilën, opozita ka thirrur një protestë përpara Parlamentit.
Lajmi ne perditesim…


