Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Bylis befason Skënderbeun në Korçë, korçarëve u ikën fitorja nga duart pas avantazhit të dy golave

    Korçë December 15, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skënderbeu dhe Bylis kanë barazuar sot me rezultatin 2-2. Ndeshja e luajtur për javën e 18-të të Superiores sheh skuadrat të ndajnë pikët.

    Skënderbeu shkoi në avantazhin e dy golave me Rashicën dhe Bismark, por ballshiotët nuk u dorëzuan.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ishin Përgjoni dhe Berko, që nderuan ballshiotët në pjesën e dytë. Kështu pas dy fazave, Bylisi mban vendin e parafundit me po aq pikë sa Laçi, ndërsa korçarët ndodhen në vendin e fundit.

    REZULTATI PËRFUNDIMTAR

    SKËNDERBEU 2-2 BYLIS

    7′ Rashica, 47′ Bismark – 49′ Përgjoni, 82′ Berko

    NGJARJET KRYESORE

    90′ Mbyllet ndeshja në barazim 2-2.

    90′ Akordohen 6 minuta shtesë. Bruno dhe Shaqe janë të tjerë të ndëshkuar në shtesë.

    89’ Ka tension në fushë. Karton i verdhë për Berkon dhe Janaqin.

    88’ Çuçka shpërdoron një mundësi për golin e tretë te Skënderbeu. Protesta te miqtë për një faull në zonë.

    83′ Pretendime për penallti te Skënderbeu. Xhaja vazhdon lojën.

    82′ GOOOL! Skënderbeu 2-2 Bylis/ Berko realizon golin e barazimit duke tronditur vendasit.

    74′ Përndreca merr vendin e Abazaj dhe Ualison të Malomos te Bylisi. Ndërkohë Gjoka largon Nërgutin dhe aktivizon Frenkin.

    73′ Bylisi i shkon pranë golit të barazimit. Alia pret dy goditje, ndërsa Berko e shpreh hapur zhgënjmin nga ballshiotët.

    69’ Gjata ndëshkohet me karton të verdhë.

    68’ Rashica nuk i beson syve, ndërsa humbet rastin e dytë të pastër gol. Korçarët pranë golit të tretë.

    65’ Abazaj ngrin festën, që ishte gati të niste te Skënderbeu. Rashica pas pasimit të Bismark dhe pasi kishte kaluar Hasanbelli, nuk ia del të shënojë. Kjo pasi Abazaj largon topin në vijën fatale.

    64′ Sulovari merr vendin e Ruçit te Bylisi.

    64′ Ballshiotët tregohen kërkues në pjesën e dytë.

    63′ Shaqe mbyll një aksion që mund të trazonte prapavijë. Topi i Kamaras përfundon në fundore.

    56′ Topi që kalon gjithë pasqyrën e portës së Skënderbeut krijon drithërima. Bylisi tenton golin e barazimit.

    53’ Hasanbelli luan rolin e heroit te Bylisi. Bismark dhe Balaj flirtojnë me golin e tretë për vendasit, pasi ishte Bismark që këmbënguli fillimisht.

    51′ Rabiu merr karton të verdhë për faull.

    49’ GOOOL! Skënderbeu 2-1 Bylis/ Zgjat pak festa e vendasve. Kjo pasi ballshiotët ngushtojnë shifrat me Përgjonin. Spektakël në Korçë.

    47’ GOOOL! Skënderbeu 2-0 Bylis/ Bismark dyfishon shifrat për Skënderbeun. Sulmuesi i korçarëve sjell festë te vendasit.

    46′ Nis pjesa e dytë. Nevil Dede ka larguar Markun për të aktivizuar Berkon.

    45+3′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0 për Skënderbeun.

    45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

    43′ Skuadrat ulin ritmin e lojës në minutat e fundit të pjesës së parë.

    39’ Goditje nga Malomo brenda në zonë, që kontrollohet pa problem nga Alia.

    38’ Vendasit nuk shfrytëzojnë si duhet një rast në mesfushën e Bylisit. Është Rashica që nuk kroson si duhet për shokun e skuadrës dhe Hasanbelli mbyll gjithçka.

    37’ Rast i mirë për Bylisin, që gjen të papërgatitur prapavijën e korçarëve pasi Vaskez gabon në pasim. Në fund është Alia që pret goditjen diagonale të Gjatës.

    36′ Ruçi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

    31’ Bismark gjuan topin duke provuar të befasojë. Asnjë rrezik për Hasanbelli pasi sfera nuk ka koordinatat e duhura.

    29′ Skënderbeu shfaqet sërish rrezikshëm në mesfushën e Bylisit. Vendasit kërkojnë golin e dytë.

    22′ Bismark gjen golin e dytë, por anësori prish festën pasi ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Ky rast konfirmohet dhe nga VAR.

    18′ Shaqe merr vendin e Zenullarit si zëvendësim i detyruar.

    15′ Zenullari ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor te Skënderbeu.

    15′ Hasanbelli tenton të krijojë rrezik te zona e Skënderbeut, ndërsa thyen kundërsulmin e vendasve. Mbrojtja tregohet e vëmendshme dhe në fund Hasanbelli kontrollon pa problem.

    11’ Karton i verdhë për Peraltën, që ndëshkohet për ndërhyrjen pas vërshëllimës së Xhajës. Proteston Dede.

    7’ GOOOL! Skënderbeu 1-0 Bylis/ Rashica nuk fal përballë Hasanbelli duke dërguar korçarët në avantazh. Goli i shtatë për Rashicën këtë sezon.

    5’ Pretendime dy herë për penallti te Skënderbeu, Xhaja vazhdon lojën duke konsideruar gjithçka të rregullt.

    3′ Goditje fluturimthi e Peraltës, që është shumë larg portës. Rifillon loja nga Alia.

    1′ Nis ndeshja.

    FORMACIONET ZYRTARE

    Skënderbeu: Alia, Vaskez, Rabiu, Rashica, Dumfur, Vangjeli, Balaj, Janaqi, Zenullari, Frenklin, Bismark

    Bylis: Hasanbelli, Peralta, Përgjoni, Abazaj, Marku, Ofori, Ruçi, Bruno, Gjata, Kamara, Malomo

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.