Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Daniela Zisi për universitetin e Korçës; “Nivel i ulët botëror”

    Korçë September 13, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Universiteti i Korçës “Fan Noli” në vendin e 15-të mijë në rankimin botëror.

    Na kanë inat dhe pikë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Renditja e muajit korrik e universiteteve nē botë sipas grupit spanjoll Cybermetrics Lab e pozicionon universitetin “Fan Noli ” nē vendin e 15 mijë,ndërsa mes 44 universiteteve shqiptare publike dhe private,renditet i 21.

    Si mund ta shihni edhe nga tabela,Universiteti i Korcës është mē poshtë edhe se Universiteti i Gjirokastrës,Elbasanit,disa universitete private,ndërkohë qē Universiteti i Vlorēs renditet i dyti dhe ai i Tiranës i pari.

    Cybermwtrics Lab përgatit një renditje të universiteteve në nivel botëror, mbështetur në volumin e përmbajtjes së tyre në internet, për shikueshmërinë dhe ndikimin e punimeve të këtyre universiteteve, bazuar kryesisht në citimet e tyre në punimet e studiuesve të tjerë (Webometrics Ranking of World Universities).

    Cybermetrics Lab është një grup kërkimor që i përket Këshillit të Lartë të Kërkimit Shkencor, enti më i rëndësishëm publik i kërkimit shkencor në Spanjë. Publikimi i fundit i kësaj renditjeje, i muajit korrik 2023, tregon se universitetet shqiptare janë shumë larg niveleve të larta të renditjes.

    Renditja ka tre indikatorë kryesorë, atë të ndikimit, që tenton të masë numrin e lidhjeve të jashtme të lidhura me faqet e internetit të universitetit; ekselencës, që mat numrin e punimeve shkencore që janë pjesë e grupit të parë (prej 10%) të cituara në punimet e autorëve të tjerë; hapjes (transparencës), që tenton të japë pjesëmarrjen e studiuesve të universiteteve në grupin e studiuesve më të cituar.

    Nga sa më lart, renditja nuk bazohet në një analizë të drejtpërdrejtë të parametrave të kërkimit shkencor, por në mënyrë të tërthortë jep indikacione lidhur me volumin e punimeve akademike dhe shkencore të universiteteve, si edhe me faktin se sa ky informacion aksesohet dhe citohet nga studiuesit apo palët e tjera të interesit.

    Pozicioni i Shqipërisë nuk është shumë i mirë as krahasuar me vendet fqinje të rajonit. Mes pesë vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë), numërohen 14 universitete që kanë një renditje më të larta se universiteti i parë shqiptar (Universiteti i Tiranës).

    Universiteti i parë në rajon renditet Universiteti i Beogradit, në vendin e 443-të në botë, i ndjekur nga Universiteti i Novi Sadit, në vendin e 963-të, Universiteti i Nishit, në vendin e 1487-të. Ndër universitetet me pozicionim më të mirë se Universiteti i Tiranës renditet edhe ai i Prishtinës, në vendin e 2982-të në botë.

    Në nivel botëror, renditja dominohet nga universitetet amerikane. Nga dhjetë universitetet e para në renditje, nëntë prej tyre ndodhen në SHBA. Renditja kryesohet nga Universiteti i Harvardit, i ndjekur nga ai i Stenfordit dhe Instituti i Teknologjisë së Masaçusets.

    Universiteti i parë evropian në renditje është i Oksfordit, në Britaninë e Madhe, që ndodhet në vendin e pestë në botë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.