Privatizimi i K.F. Pogradeci po shkon drejt realizimit.
Data 24 qershor është përcaktuar për zhvillimin e ankandit për shitjen e klubit.
Prej kohësh pëtflitej se skuadra e futbollit të qytetit do të privatizohej dhe koha erdhi ku pas një publikimi në faqen zyrtare të Bashkisë Pogradec njoftohet zhvillimi i shitjes së klubit të futbollit në masën 100%.
Kjo shitje e klubit pritet ti heqë jo pak barrën e shpenzimeve Bashkisë pasi që për klubin e futbollit nga buxheti i institucionit lokal akordoheshin mestarisht 300 milion lek të vjetra në vit për paga dhe shpenzime.
Vlera e vendosur si dysheme për shitjen e ekipit është 5 525 000 lek të rinj, pra mbi 55 milionë lek të vjetra.
Aktualisht i vetmi konfirmim për të vijuar drejtimin e ekipit është ai i trajnerit shkodran Samuel Nikaj, ndërsa mbetet për tu parë se cila do të jetë lëvizja për blerjet e reja nga drejtuesit e pritshëm