Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në lagjen nr 15 në qytetin e Korçës. Sipas të dhënave paraprake një person ka dalë në dritaren e banesës në një pallat dhe ka shtënë në ajër. Burimet shtojnë se personi është ende në banesë dhe kërcënon të hapë zjarr. Policia është në vendngjarje dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë si dhe po punon për neutralizimin e personit.