Një 38 vjeçar nga fshati Baban i Devollit është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre.
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të dhunës në familje
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., 38 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje, si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


