Një 30 vjeçar nga Devolli u prangos nga policia pasi kërkohej për trafik klandestinësh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Jani Demolli, 30 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 1 vit dhe 11 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.