Ditën e djeshme, në fshatin Strelcë, NJA Gorë, bashkia Maliq, është djegur një banesë e pabanuar, e cila shërbente për grumbullim të bazës ushqimore për bagëti. Nuk dihen shkaqet e zjarrit, Prokuroria po punon për zbardhjen e rrethanave.
Ja deklarata e Policisë;
Maliq/Më datë 12.07.2023, gjatë natës, në fshatin Strelcë, Maliq, ka rënë zjarr në një banesë të pabanuar në pronësi të shtetasit H. T., e cila shërbente për grumbullimin e bazës ushqimore për bagëti.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.