Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Korçës, ku një person i paidentifikuar ende ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga tarraca e një pallati të njohur si pallati i “kinezëve”.
Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë tragjedi.
Autoritetet po përpiqen të identifikojnë viktimën dhe po hetojnë arsyet që mund ta kenë shtyrë të ndërmarrë këtë akt ekstrem.
Aktualisht, nuk ka të dhëna të tjera mbi identitetin e personit apo ndonjë dëshmi që mund të ndihmojë në ndriçimin e ngjarjes.
Informacionet pritet të përditësohen në vijim.