Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Djali i Trump dhe Grenell përgënjeshtrojnë PD pas lajmit se anuloi takimin me Ramën: E kuptoj që jeni disa ditë larg zgjedhjeve, por është një gënjeshtër totale! Të korrigjohet menjëherë ose të hiqet!

    Aktualitet April 28, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Djali i Donald Trump ka përgënjeshtruar Partinë Demokratike. Postimin në rrjete sociale të Richard Grenell, ku ai i drejtohet Alfred Lelës për të hequr lajmin e cilësuar si të rremë, e ka ripostuar edhe vetë djali i presidentit Trump.

    Trump Junior ka përgënjeshtruar Partinë Demokratike. Postimin në rrjete sociale të emisarit special të presidentit të SHBA-ve, Richard Grenell, ku ai i drejtohet Alfred Lelës për të hequr lajmin e cilësuar si të rremë, e ka ripostuar edhe vetë djali i presidentit Trump.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Sipas mediave pranë PD, Trump Jr anuloi takimin me Ramën në Tiranë të lobuar nga Richard Grenell. Ky i fundit i drejtohet shefit të komunikimit të PD, duke i kërkuar të fshijë këtë lajm të rremë që është shpërndarë sipas tij për shkak të fushatës elektorale.

    Ja çfarë shkruan Richard Grenell në postimin e tij të rishpëndarë edhe nga djali i presidentit Trump:

    “I dashur Alfred Lela. E kuptoj që je vetëm disa ditë larg zgjedhjeve të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. I kam parë zgjedhjet tuaja në heshtje nga stoli, sepse Shqipëria është një aleat i rëndësishëm dhe i besuar i Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të kaluar pushimet). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër totale. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, thuhet në postim.”, thuhet në postim.

    Richard Grenell shpërndau një pjesë të artikullit të publikuar nga media online pranë Sali Berishës, “Politiko”, që drejtohet nga shefi i zyrës së shtypit dhe komunikimit të PD Alfred Lela. Grenell e cilëson totalisht të rremë lajmin që të ketë lobuar dhe t’ia kishte dalë të dakordësonte një takim të Ramës me Trump Jr në Tiranë, ku të dy do të konsumonin një darkë së bashku.

    Çfarë pretendonte lajmi i mediave pranë PD-së?

    Sipas lajmit të publikuar në median e drejtorit të zyrës së shtypit të PD-së Alfred Lela, Trump Jr. kishte planifikuar një takim me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, i cili ishte lobuar nga Richard Grenell. Sipas artikullit, takimi më Ramën u anulua kur njerëz pranë stafit të presidentit amerikan mësuan se në takim me Trump Jr do të ishte Edi Rama dhe se djali i shefit të shtëpisë së bardhë vijoi axhendën e tij në Budapest, pa takuar kryeministrin shqiptar.

    “Në mbrëmjen e së shtunës, më 26 prill 2025, Donald Trump Jr. po darkonte me Aleksandar Vuçiçin në Beograd, si pjesë e vizitës së tij në Evropën Juglindore. Disa javë më parë, ndërsa po planifikonte këtë vizitë, Donald Trump Jr. kishte planifikuar gjithashtu të vizitonte Tiranën, ku do të darkonte me Kryeministrin Edi Rama.

    Ky organizim u kërkua me ngulm nga Richard Grenell, një lobist i pashpallur për Ramën dhe pothuajse i shpallur për Vuçiçin. Planet e udhëtimit të Trump Jr. u ndryshuan kur persona të afërt me stafin e Presidentit Trump mësuan se Edi Rama ishte përfshirë në axhendë. Sot, Donald Trump Jr. vazhdoi takimet në Budapest, në një konferencë biznesi, duke e hequr Tiranën nga lista e prioriteteve”, shkruhej në lajmin e publikuar më 27 prill 2025 nga Politico.

    Artikulli online në portal u fshi pas reagimeve në SHBA.
    Reagon edhe Rama

    Përgënjeshtrimin që Trump Jr dhe Grenell i bënë PD, solli edhe reagimin e kryeministrit Rama nga një takim elektoral.

    “Sot kishte futur në lojë nëpërmjet një çyryku që mban afër edhe familjen e presidentit Trump. Sipas tij, kisha bërë një përpjekje për të shkuar në Beograd, prandaj nuk shkova te Papa për t’i dhënë lamtumirën, se po prisja të shkoja në Beograd, se aty do shkonte djali i Trump dhe aty unë me vëllain tim Vuçiç do futesha si fanti spathi dhe do ta përshëndesja, por kjo nuk qe e mundur, se kjo dështoi, se SHBA…

    Deri këtu ok se ne i dimë këto, por kur sheh që detyrohen njerëzit e familjes së presidentit Trump të mohojnë këtë çmenduri të vjen turp. Se në fund të ditës, atje nuk e njeh njeri përveç atyre që marrin ato 6 milionë dollarë, po të çohet dhe Limi i Tylit i të paguajnë 6 milionë dollarë, vjen Latifi na e prezanton të gjithëve”, tha Rama.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Koncerti Acapella dhe Kori “Aria e Korçës” emocionojnë qytetin

    December 25, 2023

    Devis Mema, modeli i trajnerit në Akademinë e Futbollit “Skënderbeu”

    August 5, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.