Pajisje për godinën e re të bashkisë Pustec janë dhuruar nga fondacioni “Kujtesa Bullgare” në bashkëpunim me ambasadën bullgare.
Prezent gjatë këtij donacioni ka qenë dhe vet ambasadori bullgar Ivalio Kirov, i cili fjalës së tij përshëndetëse ka shprehur mbështetje të vazhdueshme për këtë komunitet në gjithë bashkinë e Pustecit.
Për kryetarin e bashkisë Pali Kolefski çdo donacion që mbështet komunitetin e kësaj zone pa prapavijë politike është e mirëpritur.
Për përfaqësuesen e fondacionit “Kujtesa Bullgare” Sofika Male ky është donacioni i radhës në këtë bashki por jo i fundit.
Përveç donacionit të fundit për mobilimin e godinës së re të bashkisë Pustec, ky fondacion ka mbështetur rinovimin e ujësjellësit, bibliotekën e shkollës dhe herë pas here ka dhuruar pajisje mjekësore në qendrën spitalore