Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Drejtori i Arkivave nxjerr FOTON: A e di njëri që Kryepeshkopi Anasatas ka pasaportë diplomatike greke?! Po si e ka marrë?

    Aktualitet September 8, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Studiuesi Ardit Bido ka publikuar një fotografi të pasaportës diplomatike të Kryepeshkopit Anastas dhe pyet nëse e dinte ndokush këtë fakt, apo sesi e ka marrë ky përfaqësues i klerit një dokument udhëtimi kaq të rëndësishëm.

    Reagimi i drejtorit të Arkivave vjen pas takimit që Kryepeshkopi Anastas ka zhvilluar sot me eurodeputetin Fredi Beleri, me këtë të fundit që theksonte se ai i kishte dhënë kurajo të përballonte burgun.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Për këdo që pyet pse Kryepeshkopi Anastas pranon e viziton vetëm të burgosurin Beleri dhe jo Dakon, Goron, Kokën e çdo politikan tjetër ortodoks që kalon të njëjtat vështirësi, ndoshta nuk e ka parë asnjëherë këtë dokument, pasaportën e tij diplomatike greke, që në fakt e ka vendosur vetë në databaza publike shqiptare, por që mediat nuk e kanë publikuar kurrë, edhe pse janë të gatshme të publikojnë çdo detaj të nacionalizmit politik grek“, shkruan ai.

    Lexoni reagimin e plotë të Ardit Bidos:

    A e di ti që kryepeshkopi Anastas është diplomat grek në pashaportë?

    Për këdo që pyet pse Kryepeshkopi Anastas pranon e viziton vetëm të burgosurin Beleri dhe jo Dakon, Goron, Kokën e çdo politikan tjetër ortodoks që kalon të njëjtat vështirësi, ndoshta nuk e ka parë asnjëherë këtë dokument, pasaportën e tij diplomatike greke, që në fakt e ka vendosur vetë në databaza publike shqiptare, por që mediat nuk e kanë publikuar kurrë, edhe pse janë të gatshme të publikojnë çdo detaj të nacionalizmit politik grek.

    Ligji 4781/2021 grek për pasaportat diplomatike, si dhe paraardhësi i tij, përcaktojnë në mënyrë të kufizuar pozicionet që më Greqi kanë të drejtë të marrin pasaportë diplomatike greke, ku në asnjë moment nuk përcaktohet kleri i Kishave jashtë Greqisë. Përjashtimin mund ta bëj vetëm ministri i Jashtëm grek, për personel diplomatik, ushtarak a të shërbimeve sekrete. Ndaj, me të drejtë lind pyetja si ai e ka këtë pasaportë?

    Fakti që ai sot mban edhe pasaportën shqiptare, që nuk ia dha asnjë president ortodoks që ka pasur Shqipëria, por ia dha një bektashi, nuk ndryshon gjë. Ai, sipas enturazhit të vetë, vijon përdor vetëm pasaportën diplomatike greke, duke thyer rekordin si diplomati më jetëgjatë grek në Shqipëri, teksa në ambasada e konsullata, mbajtësit e pasaportave diplomatike ikin e vijnë.

    Kur Beleri, që dikur dilte krah më krah me kreun e Agimit të Artë në Greqi, na thotë se Kryepeshkopi Anastas ka punuar për minoritetin dhe i ka dhënë Belerit kurajo të tejkalojë sfidat e gjyqit për vjedhje votash, nuk kemi asnjë arsye të mos e besojmë. Fundja, a nuk është vetë kryepeshkopi Anastas i zgjedhur jashtligjshmërisht peshkop në Greqi nga një Sinod i Shenjtë i jashtligjshëm i instaluar nga Junta ushtarake e ekstremit të djathtë në fundvitet ‘60, i lënë pa asnjë peshkopatë deri në 1990 për shkak të zgjedhjes së jashtligjshme deri sa u katapultua në Tiranë me mbështetjen e disa politikanëve shqiptarë, kundër dëshirës së besimtarëve të këtushëm? A nuk është ai që nuk ka thënë kurrë “ortodoks shqiptarë”, por ka folur për pakica e shumë etni në Kishën më homogjene, ku mbi 90% janë shqiptarë ortodoksë?

    Të zgjedhurit e ekstremit sot u bënë bashkë!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.