Fushatës së dhurimit të gjakut mes shumë institucioneve në Qarkun e Korçës i është bashkuar edhe efektivi policor dhe stafi administrativ i burgut të sigurisë së lartë në Drenovë.
Të shumë kanë qenë punonjësit nga radhët e policisë të cilët vullnetarisht i janë bashkuar fushatës për të shpëtuar jetë.
Në njoftimin e bërë IEVP Drenovë thotë:
Në kuadër të ftesës nga Kryqi i Kuq Shqiptar Dega Korçë dhe Banka e gjakut Korçë, për fushatën sensibilizuese për dhurim gjaku vullnetar, IEVP Korçë stafi civil dhe ai policor ju bashkua nismës së kësaj fushate duke dhuruar gjak për njerëzit në nevojë.
IEVP Korçë falenderon çdo punonjës që u bë pjesë e kësaj nisme.
“Dhuro gjak shpëto një jetë”