DVP Korçë/Vihen në pranga dy shtetas, trafikonin emigrantë të paligjshëm.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 40 vjeç, banues në Gramsh dhe K. K., 63 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në automjetin kamion që secili prej tyre drejtonte, u gjetën të fshehur gjithsej 5 emigrantë, të cilët dyshohet se ishin ndihmuar nga këta dy shtetas, për të kaluar ilegalisht kufirin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.