Dy të plagosur, aksident në Qafë Pllocë
Një aksident automobilistik është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Korçë – Pogradec.
Sipas informacioneve të para bëhet me dije se një automjet tip “Mercedes Benz” eshte përplasur me një kamion e si për pasojë dy të rinj kanë ngelur të plagosur.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit