Stadium modern, stadium që vërtet do të kalojë parashikimet përsa i përket infrastrukturës jo vetëm brenda, por edhe në ambjentet përreth tij do të jetë ai i “Skënderbeut”.
Tashmë është bërë publik fakti që vitin e ardhshëm do të fillojë ky investim.
Nga ajo që ka mësuar “Korça Boom” do të jetë më shumë se 20 milion euro shuma që do të shpenzohet për stadiumin e ri të qytetit juglindor. Kjo shumë do të ndahet sigurisht mes Bashkisë së Korçës, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe sigurisht edhe qeverisë nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, i cili ka premtuar tashmë stadiume të reja në Korçë, Vlorë dhe Durrës.
Madje janë përzgjedhur edhe projektet fituese për këto stadiume dhe pritet vetëm zbatimi edhe pse do ende kohë deri në startin e stadiumit “Skënderbeu”.