Nikolla Lakon jemi mësuar ta njohim si rilindas dhe mësues, gazetar dhe diplomat, piktor, botanist, autor tekstesh shkollore si edhe metodist të arsimit tonë fillor.Por, në vitet ‘30 ai mori “Diplomë shpikjeje” për risi në fushën e shtypshkrimeve.Në Parisin e asaj kohe, Nikolla Lako prodhoi dhe paraqiti makinën shtypëse “Drita”, e cila e radhit korçarin tonë në vend nderi mes altarit të mendjeve të ndritura.