Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Melisa Trëndafilit, gruas e cila u lye me benzinë dhe u vendos flaka nga burri i saj Bledar Trëndafili në qytetin e Korçës.
Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë me dije se 31 vjeçarja sapo është nisur drejt spitalit universitetar “Nënë Tereza” me plagë të shumta në trup e diegie të shkallës së lartë për të marrë mjekim më të specializuar.
Policia ka ngritur pika kontrolli për autorin e dyshuar, pasi pas ngjarjes ai është arratisur.